5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rruga më e lehtë dhe më e lire e lënies së cigares

Më të lexuarat

Dëshironi të lini cigaren? Atëherë lini mënjanë kurat e shtrenjta, çamçakizët me nikotine apo shiritët.

Shkencëtarët duan t’ju ndihmojnë ta lini më lehtë cigaren dhe zhvilluan një mënyrë të lehtë e të lirë.

Bazuar në një lajm të “HuffingtonPost”, të cilin e transmeton Starti, studiues nga Universiteti i Bufalos kanë arritur në përfundimin se personat të cilët hanë shumë fruta e zarzavate shpëtojnë më lehtë nga cigarja. Duke pohuar se kanë zbuluar një rrugë të re ndihmëse në lënien e ciagres specialistët gjithashtu nënvizojnë faktin se ky është një studim i mbështetur në vëzhgim.

Në studimin e publikuar në revistën “Journal Nicotine and Tobacco Research” janë analizuar 1 mijë duhanpirës mbi moshën 25 vjeç. Specialistët analizuan përgjigjet e dhëna nga të pranishmit në lidhje me konsumimin e frutave dhe zakoneve të duhanpirjes. Më pas i ndoqën ata për 14 muaj me radhë.

Ato zbuluan lidhjen mes sasisë së konsumuar të fruta-zarzavateve dhe mundësisë së lënies së cigares. Personat që konsumonin shumë fruta-zarzavate gjatë ditës filluan ta vononin orën e pirjes së cigares së parë, të pinin më pak dhe vihej re një pakësim i vartësisë së nikotinës.

Shkaku i mundshëm i kësaj lidhjeje siç duket ishte ndjesia e ngopjes së personit pas konsumimit të frutave dhe zarzavateve. Kjo ndikon në pakësimin e nevojës për cigare. Ndërsa një shkak tjetër ishte se frutat dhe zarzavatet prishin shijen e cigares.

Në studimin e realizuar në vitin 2007 nga universiteti “Duke” specialistët pohuan se qumështi, frutat, zarzavatet dhe uji e dëmtojnë shijen e cigares. Ndërsa sipas një studimi të publikuar në revistën “Nicotine and Tobacco Research” kafeja dhe mishi ndikojnë në shtimin e shijes së cigares./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit