Rritja e kërkesave brenda ushtrisë izraelite për ndalimin e luftës

Më të lexuarat

Po rriten kërkesat në radhët e forcave rezerviste të ushtrisë izraelite për ndalimin e luftës dhe shkëmbimin e të burgosurve.
Qindra ushtarë nga forcat detare dhe njësitë e blinduara kanë kërkuar përfundimin e luftës përmes një peticioni që e kanë nënshkruar.
Përpara tyre, rreth një mijë pilotë rezervistë dhe të pensionuar kishin publikuar një peticion të ngjashëm në media.
Qindra ushtarë rezervistë nga njësia 8200, që i përket inteligjencës ushtarake, njoftuan bashkimin me thirrjen e pilotëve për ndaljen e luftës dhe kthimin e robërve nga Gaza.
Rreth 100 mjekë ushtarakë izraelitë në forcat rezerviste gjithashtu kërkuan ndalimin e luftës në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve, përmes një peticioni drejtuar qeverisë, kryeministrit Benjamin Netanyahu, komandës së ushtrisë dhe Knessetit, sipas mediave izraelite sot, të premten.

Sipas gazetarit izraelit Nahum Barnea në Yedioth Ahronoth, njësitë po hyjnë në terren me mungesa. Ushtria e rregullt është nën tension të madh dhe e rraskapitur. Si rezultat, performanca është e pamjaftueshme dhe ka erozion të disiplinës.

Ushtria izraelite dallon nga ushtritë e tjera në botë për faktin se forca e saj kryesore luftarake mbështetet te rezervistët, të cilët duhet të jenë gjithmonë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm të hyjnë në luftë brenda një periudhe maksimale prej tre ditësh nga momenti i thirrjes.

Ky zhvillim tregon përmasat e pakënaqësisë brenda ushtrisë, sidomos pasi përqindja e pjesëmarrjes në forcat rezerviste ka rënë me 40 deri në 50%, për shkak të zgjatjes së luftës, mungesës së rëndësisë strategjike dhe operacionale, si dhe mungesës së arritjeve në terren, sipas Haaretz.

Për një kohë të gjatë, kërkohej që ushtria izraelite të mbetej jashtë ndikimeve dhe drejtimeve politike, por tashmë politika po e prek atë, gjë që përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare izraelite”, sipas shumë ekspertëve të pushtetit.

Kanali 12 hebraik:Rreth 2000 anëtarë të stafit akademik në institucionet e arsimit të lartë i janë bashkuar anëtarëve të Forcës Ajrore dhe kanë nënshkruar një peticion që kërkon përfundimin e luftës në Gaza dhe kthimin e pengjeve. Në deklaratën e tyre thuhet:
“Në këtë kohë, lufta i shërben kryesisht interesave politike dhe personale, dhe jo interesave të sigurisë. Siç është vërtetuar në të kaluarën, vetëm një marrëveshje mund t’i kthejë pengjet në mënyrë të sigurt, ndërsa presioni ushtarak çon kryesisht në vrasjen e pengjeve dhe rrezikon jetën e ushtarëve tanë.”

Rami Abu Zubeida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit