9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Rritet lista e vendeve që bllokojnë YouTube

Më të lexuarat

Rusia mund t’i bashkohet së shpejti listës së vendeve që kanë bllokuar ose kufizuar qasjen në YouTube, për të parandaluar njerëzit nga shikimi i filmit që tall Profetin Muhamed(alejhi selam).

Ministri rus i Komunikimeve, Nikolaj Nikforov, ka shkruar në Twitter se Rusia mund të bllokojë tërësisht ueb-faqen e videove YouTube në fillim të nëntorit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve nga informacionet e dëmshme.

Kompania Google, e cila zotëron YouTube-in, ka ndaluar qasjen në filmin “Pafajësia e Myslimanëve” në Egjipt, Indi, Indonezi, Libi dhe Malajzi, transmeton REL.

Të martën, Bangladeshi ka njoftuar se ka bllokuar qasjen në YouTube.

Pakistani ka bërë në një njoftim të ngjashëm të hënën.

Google ka refuzuar të vendosë etiketë paralajmërimi në videon e filmit, duke cituar shqetësimet për lirinë e shprehjes.

Filmi anti-islamik, i prodhuar në SHBA, ka nxitur protesta anti-amerikane në gjithë botën myslimane. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit