16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rripi i Gazës, varrosen palestinezët e vrarë nga ushtarët izraelitë

Më të lexuarat

Tre palestinezë u ekzekutuan nga ushtarët izraelitë gjatë demonstratave paqësore të shtunën, ku mbetën të plagosur 126 palestinezë

 

Qindra njerëz morën pjesë në ceremonitë e varrimit të tre palestinezëve, njëri nga të cilët fëmijë, të vrarë nga ushtarët izraelitë në demonstratat paqësore gjatë Marshit të Kthimit të Madh, në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazi i xhenazes për 12 vjeçarin Faris es-Sersavi u fal në një xhami në vendbanimin Es-Sujaiyye.

Në kampin e refugjatëve En-Nuseyrat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, u fal xhenazja për të vrarin Mahmud Abu Seman (24), ndërsa xhenazja e të vrarit Hussein er-Rakab (28) u fal në Khan Yunis.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, në një deklaratë të mëparshme tha se tre palestinezë u ekzekutuan nga ushtarët izraelitë gjatë demonstratave paqësore të shtunën, ku mbetën të plagosur 126 palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit