6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rreth 130 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

Më të lexuarat

Pavarësisht kufizimeve të Izraelit, rreth 130 mijë muslimanë palestinezë dhe të huaj e falën namazin e tretë të xhumasë së Ramazanit në Mesxhid al-Aksa


Pavarësisht kufizimeve të Izraelit, rreth 130 mijë muslimanë palestinezë dhe të huaj e falën namazin e tretë të xhumasë së Ramazanit në Mesxhid al-Aksa, raporton Anadolu.

Për të falur namazin e tretë të xhumasë së Ramazanit në Mesxhid al-Aksa, kibleja e parë e muslimanëve, u mbushën me njerëz rrugët dhe pazaret e ngushta që çonin në xhaminë e shenjtë në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Burra dhe gra të të gjitha moshave, të rritur dhe fëmijë, mbushën safet për namaz në kopshtet dhe oborret e Mesxhid al-Aksasë, e cila është xhamia e tretë më e shenjtë pas Mesxhid al-Haram në Mekë dhe Mesxhid Nebevi në Medine.

Në deklaratën me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thuhet se rreth 130 mijë njerëz morën pjesë në namazin e xhumasë së tretë të Ramazanit në Al-Aksa.

Dhjetra vullnetarë të lidhur me Administratën e Fondacioneve morën pjesë në sigurimin e rendit të adhurimit në Harem-i Sherif.

Namazi i xhumasë së kësaj jave u mbajt në një kohë kur tensionet u përshkallëzuan pasi forcat izraelite bastisën Xhaminë al-Aksa, duke plagosur dhjetëra palestinezë, duke arrestuar qindra dhe duke kryer sulme ajrore në Gaza.

Tërhoqi vëmendjen intensiteti i policisë izraelite në hyrje të Mesxhid al-Aksa, rrethinat e saj dhe rrugët e qytetit të vjetër. Forcat izraelite kufizojnë palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar që të hyjnë në Kuds.

Forcat izraelite penguan një numër të madh të palestinezëve që donin të falnin namazin e tretë të xhumasë së Ramazanit në Mesxhid al-Aksa që të kalonin në Kuds.

Izraeli i ka ndaluar burrat palestinezë nën 55 vjeç nga Bregu Perëndimor i pushtuar dhe të gjithë banorët e Gazës që të hyjnë në Kudsin Lindor për të falur namazin e xhumasë gjatë Ramazanit.

Çdo vit, mesatarisht 10 mijë muslimanë falen çdo ditë gjatë Ramazanit në Harem-i Sherif, ky numër rritet në 150 mijë në namazin e xhumasë.

– Sulmet izraelite në Mesxhid al-Aksa

Ndërhyrja e dhunshme e forcave izraelite kundër besimtarëve në Mesxhid al-Aksa ditët e fundit rriti tensionet në rajon duke u përhapur në Liban, si dhe në Kudsin Lindor të pushtuar, Bregun Perëndimor si dhe në Gazën e bllokuar.

Palestinezët u strehuan në xhaminë e Kibles në Al-Aksa pas namazit të teravisë, pasi kolonët fanatikë kërkuan bastisje në Mesxhid al-Aksa për shkak të “Festës së shenjtë Pesah” të hebrenjve dhe sakrificave aty.

Pamjet e forcave izraelite që ndërhyjnë me dhunë ndaj palestinezëve në Xhaminë e Kibles gjatë bastisjes në Xhaminë al-Aksa dhe duke rrahur njerëzit aty shkaktuan reagim ndërkombëtar.

Policia izraelite ndërhyri në xhaminë e Kibles duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe shkopinj, duke e kthyer tempullin e shenjtë në një zonë lufte.

Më shumë se 400 palestinezë që u strehuan në xhaminë e Kibles u arrestuan dhe shumica e tyre u penguan të hynin në Al-Aksa.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit