20.7 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

“Rrënjët”

Më të lexuarat

Është shumë me rëndësi të kuptojmë se problemet që i vuajmë në rrafshin politik, ekonomik, shoqëror, edukativ dhe në industri burojnë prej problemeve që i kemi në mendimet, moralin, marrëdhëniet dhe sistemet politike që e qeverisin popullin tonë.
Kjo formë e të menduarit na bën që tu kthehemi rrënjëve të krizave tona brenda vetes dhe mendjes tonë, në vend se të akuzojnë filanin dhe fistekun apo këtë apo atë anë.
Në këtë drejtim është edhe fjala e Allahut:
“E kur ju ndodhi fatëkeqësia (në Uhud), të cilën ua kishit dhënë dyfishin (në Bedër), thatë: nga na erdhi kjo (disfatë)? Thuaju:ajo është nga vet ju!. (3:165).
Ejani të dalim para pasqyres që të shohim veten tonë në formën e vërtetë dhe të fillojmë të bartim përgjegjësinë e veprimeve tona vet ne, atëherë do shohim përmirësimin e dukshëm brenda nesh.
Vetkritika është kusht i fillimit të çdo rilindje dhe kush i vazhdimit të çdo civilizimi.
Dr. AbdulKerim Bekar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit