22.3 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Romney, kapet mat në një video të fshehtë

Më të lexuarat

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, kandidati presidencial i Partisë Republikane, Mit Romni, është kapur në një video duke u thënë donatorëve të pasur se “pothuajse gjysma e amerikanëve besojnë se janë viktima”. Në video, Romni thotë se si kandidat për Shtëpinë e Bardhë, “nuk është punë e tij të shqetësohet për këta njerëz”, transmeton REL.

“Janë 47 për qind e amerikanëve që do të votojnë për presidentin Obama, që janë të varur nga qeveria, që besojnë se janë viktima, që besojnë se qeveria ka përgjegjësi për t’u kujdesur për ta, që besojnë se kanë të drejtë në kujdesin shëndetësor…”, ka thënë Romni.

Në një konferencë shtypi të hënën vonë, Romni ka pranuar se komentet “nuk kanë qenë elegante”. Fushata e presidentit Barak Obama ka marrë menjëherë videon nga revista “Mother Jones”. Obama dhe Romni do të përballen në zgjedhjet e 6 nëntorit.
(BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit