3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

ROLI I XHAMISË NË ISLAM

Më të lexuarat

1. Domethënia e Xhamisë dhe Mesxhidit

Mesxhid d.d.th vendi, ne te cilin behet sexhdeja. Zemahsheriu dhe Zuxhaxhi kane thënë: “Çdo vend, ne te cilit adhurohet (behet ibadet) quhet mesxhid. Këtë bazuar ne thënien e Muhammedit,Alejhi selam: “و جُعِلت لي الأرض مسجدا و طَهورا ndërsa toka me është bere mesxhid (vend faljeje) dhe pastërti”.

Ndërsa dijetari i famshëm, Kadi El Ijjad, ne lidhje me këtë hadith ka thënë: “Kjo është një veçori, me te cilën shquhet ky ummet yni, sepse ne te kaluarën (popujt e mëparshëm), njerëzit nuk faleshin përveç se ne vendet, për pastërtinë e te cilave ishin plotësisht te bindur. Ndërsa ne jemi veçuar me lejimin e namazit ne tere token përveç ne vendet, që janë te njohura si te papastëra”.

Kurtubiu, komentatori i shquar i Kur’ani Kerim, ka thënë: “Me këtë cilësi, Allahu, subhanehu ve teala, e dalloi Pejgamberin e Tij (Muhammedin, Alejhi selam), sepse pejgambereve para tij namazi iu lejohej vetëm ne vende te caktuara, si: sinagogat e çifutëve apo kishat e te krishterëve”.

Zerkeshiu ne koment te këtij hadithi ka thënë: “Sikur Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: Me është bere mua toka vend faljeje (mesxhid) dhe pastërti ndërsa pejgambereve tjerë iu është bere xhami dhe jo pastërti”.

Sido qe te jete, mendimi i Zerkeshiut nuk është i sakte, sepse tere toka pejgamberëve te mëparshëm, alejhimus selam, nuk iu është bere xhami, sepse ata kishin vend te caktuar për falje qe nuk lejohej ta kryenin lutjen dhe adhurimin ne ndonjë vend tjetër. Ndërsa sa i përket pastërtisë se tokës, ne aspektin e lejimit te tejemmumit (marrjes abdes me dhe), asnjë pejgamberi para Muhammedit, Alejhi selam nuk i është lejuar një gjë e tille, sepse Allahu, subhanehu ve teala, vetëm Muhammedin, Alejhi selam e veçoi me këtë cilësi, pra bërjen e tokës te pastër (per abdes me dhe) për te.

Zerkeshiun kur sqaron arsyen e zgjedhjes se fjalës Mesxhid për vendin e faljes thotë: “Meqë sexhdeja është elementi më me vlere i namazit dhe shansi me i mire për tu afruar robi (njeriu) tek Allahu, subhanehu ve teala, emri i vendit te faljes u zgjodh prej saj (sexhdes) dhe u quajt: Mesxhid (vend ku behet sexhdeja) e nuk u quajt Merkea’ (vendi ku behet rukuja)”.

Ndërsa sa i përket shprehjes Xhami’ (vend tubim), ajo është atribut i Mesxhidit. Është atribuar me këtë sepse është shenje tubimi.

Ne gjeneratën e pare, fjalën Xhami nuk ia atribuonin Mesxhidit, por mjaftonin vetëm me fjalën Mesxhid. Ndonjëherë e ceknin atë ne forme atributi (përshkrimi) e thonin: El Mesxhid El Xhami’ e ndonjëherë e ceknin atë ne lidhjen gjinore e thonin: Mexhidul Xhami’ (Mesxhidi i Xhamise). Me kalimin e kohës, njerëzit filluan te mjaftojnë vetëm me atributin, pra fjalën Xhami’, për Mesxhdin e madh (faltoren e madhe), ne te cilin falej xhumaja, edhe nëse vet objekti ishte i vogël, sepse ai bashkonte njerëzit për një kohe te caktuar.

Ne lidhje me këtë, thotë Hisham Bin Ammari: “Kur Omer Bin Hattabi hapi-çliroi vende, i shkroi Ebu Musait, i cili ndodhej ne Basra, duke e urdhëruar te ndërtojë mesxhid për xhemat dhe mesxhide për fise (neper lagje), ndërsa ne ditën e xhuma, tere xhemati (falësit) bashkohen ne Mesxhdin e Xhematit”([1]). Një letër te tille Omeri ua shkroi edhe Sa’d Iben Ebi Vekkasit, i cili ishte guvernator i Kufes, Amr Bin El Asit, i cili ishte guvernator i Egjiptit dhe komandanteve te ushtrive te Shamit.

Ndërsa fjala Misxhed, është vendi i sexhdes derisa fjala Mesxhed nënkupton ballin e njeriut, me te cilën prek sexhden ne toke. Fjala Misxhid është shprehje, e cila emërton Humren, e cila është një shtroje e vogël. Eksitojnë hadithe, te cilat rrëfejnë se Pejgamberi, Alejhi selam, falej ne Humre, e cila –siç thamë- është shtroje e vogël aq sa mund te behet sexhde ne te. Kjo shtroje përpunohet prej degëve te pallmës. Ne hadithin e Ummu Selemes qendron se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thene: ” Ma përgatit Humren (shtrojën qe te falem)”.

Shehristani ne përshkrimin e Humres thotë: “Ajo ka madhësi aq sa vendos njeriu ballin ne sexhde, qofte hasër (shtroje) apo e përpunuar nga fletët e pallmës ose peme te ngjashme”. Pastaj shton edhe këtë: “Humreja nuk është ndryshe përveç se me këtë madhësi (te lartcekur) dhe është quajtur Humre sepse penjte e saj janë te mbuluar me degët-flete e saja”([2]).

Pastaj muslimanet filluan ta përdorin sexhaden, madje disa njerëz e quajnë musal-la (faltore), e cila është cope materiali e qepur, ku njeriu mund te falet dhe te ulet.

Disa komentator te hadithit menduan se Humreja nuk është ndryshe përveç se ne madhësinë, ne te cilën njeriu mund te vendos ballin e tij për te bere sexhde. Megjithatë Hitabiu nuk mendon kështu. Ai thotë se Humre është sexhadeja, ne te cilën falet. Hitabiu mendimin e vet e argumenton me hadithin e Ibni Abbasit ne Sunenin e Ebu Davudit se “Një mi kishte tërhequr fitilin (qiriun) derisa e kishte hedhur ne Humren e Pejgamberit, Alejhi selam, ne te cilën ai ishte ulur dhe e kishte djegur një pjese sa madhësia e dërhemit”. Kjo tregon sipas Hitabiut se Humre-ja nuk është e vogël vetëm se mund ta vesh kokën ne te.

Ibni Ethiri ne librin e tij En Nihaje thotë: “Kjo është dëshmi e qarte se Humreja emërton shtrojën e madhe te llojit te vet”. Bazuar ne këtë, si përfundim do te mund te konkludonim se Humreja mund te përdoret si sinonim i sexhades.

2. Xhamitë ne kohen e Muhammedit, Alejhi selam

Muhammedi, Alejhi selam kishte dëshirë te madhe për ndërtimin e xhamive, keshtuqe vetëm ne te gjalle te tij, u ndërtuan 18 xhami siç thotë Ibni Hisahmi në Siretu Ibni Hisham ose 9 siç thonë disa te tjerë.

Ngjashëm me Pejgamberin, Alejhi selam, vepruan edhe sahabet e tij. Këtë e dëshmon edhe tregimi i Omerit, Allahu qofte i kënaqur me te, i cili kishte urdhëruar guvernatorët e Basres, Kufes dhe Shamit për ndërtimin e xhamive. Kjo sikur aludon ne domosdoshmërinë e ndërtimit te xhamive ne çdo fshat si dhe ndërtimit te një xhamie qendrore për 5-6 fshatra ku do ta falnin sebashku namazin e xhumasë. Pokeshtu edhe ne qytetet e vogla ndërtohet një xhami e madhe ne qendër ku falet namazi i xhumasë, ndërsa neper lagje ndërtohen xhami te vogla për falje te namazeve gjate ditëve tjera te javës.

3. Pozita, roli dhe rëndësia e xhamisë

Nuk ka dyshim se Muhammedi, Alejhi selam mundohej maksimalisht tua mësojë pasuesve te vet rregullat e fesë dhe mu për këtë, ne fillim te migrimit te tij, e zgjodhi shtëpinë e Erkam Bin Ebi El Erkamit si vendtubim ose mësonjëtore te pare te Islamit.

Ne fillim Islami përhapej ngadalë por me vullnetin e madhe te Muhammedit, Alejhi selam, me punën dhe moslodhjen gjate misionit te vet, arriti qe për një kohe te shkurtër Islamin ta bart ne zemrat dhe mendjet e njerëzve derisa u binden njerëzimi se Islami është feja e vertete.

Banoret e Jethribit (Medinës) dëgjuan lajmet për dërgimin e Pejgamberit andaj u përmalluan qe ta takojnë atë dhe te njoftohen me te, e sidomos kur kishin dëgjuar prej fqinjëve te tyre çifut dhe te krishtere se kishte ardhur koha për dërgimin e lajmëtarit (pejgamberit), pas se cilit nuk do te këtë me pejgamber.

Ata e dinin nga librat e tyre se pejgamberi do te paraqitej-shfaqej ne Mekke, se ai ishte nga loza e Khajdarit, birit te Ismailit, birit te Ibrahimit, alejhima selam, dhe se emri i tij kuptimisht do te ishte nga shprehja Hamd (lëvdim, falënderimin). Isai, alejhi selam, kishte thënë: “Kurdo qe te vie ky i dërguar i vërtet, ai u drejton ne rruge te vërtet, sepse ai nuk flet nga hamendja por çdo gjë i inspirohet si dhe iu lajmëron për gjerat (lajmet) e se ardhmes. Ky me lavdëron mua sepse ai e merr atë qe është tek unë (pejgamberllekun) dhe iu njofton juve”([3]).

Një grup medinasish shkuan tek Muhammedi, Alejhi selam, i cili i ftoi ne Islam. Ata iu përgjigjën ftesës se tij u bashkuan pasi qe me pare kishin qene te ndare e përçare dhe u forcuan pasi qe me pare kishin qene te dobët. Atëbotë u arrit edhe marrëveshja e njohur si “Bej’atul Akabeti El Kubra”. Me pas, Muhammedi, Alejhi selam kishte dërguar Mus’ab Bin Umejrin ne Jethrib (Medine) qe t’ua mësojë Kur’anin, bazat e islamit dhe t’iu prij si imam ne namaz.

Me vone migroi edhe vet Muhammedi, Alejhi selam dhe gjene e pare qe e beri posa arriti ne Kuba ishte ndërtimi i një xhamie për tu falur dhe bashkuar për konsultime…

Pejgamberi, Alejhi selam, kishte dëshirë te madhe për ndërtimin e xhamive. Ne çdo vend ku shkelnin këmbët e tij kishte dëshirë ta ndërtonte një xhami, saqë ne Tebuk, ende pa kaluar as një gjysme muaji e ndërtoi një xhami.

Drita e Islamit përveç Mekkes dhe Medinës kishte filluar te rrezonte edhe mbi Gadishullin Arab dhe tere boten. Feja e re filloi te përhapej nga ata, qe me pare kishin qene te zhytur ne adhurimin e putave, keshtuqe kjo fe nxirrte njerëzit nga errësira ne drite, nga injoranca ne dituri, nga pabesimi ne besim, nga arrogante ne bamirës, nga te nënçmuar ne zotërinj…dhe kështu me përhapjen e islamit u përhapën edhe xhamitë.

Trimat muslimanë, te cilët çlironin vende te reja kishin mësuar nga Muhammedi, Alejhi selam vlerën e xhamisë dhe dobitë e saja për muslimanet, keshtuqe i kushtuan rëndësi te madhe këtij elementi. Pejgamberi, Alejhi selam, ishte model dhe mostër për ta, sepse punën e pare qe e beri me posa te arritur ne Kuba qe ndërtimi i xhamisë, siç cekem me larte, dhe ne Medine, ku shtëpia e tij ishte e ngjitur për xhami. Me konkretisht, dyert e 9 dhomave e shtëpisë se tij hapeshin ne oborrin e xhamisë.

Kështu ishte puna edhe e muxhahidet muslimanë, te cilët posa e çlironin ndonjë vend ndërtonin xhami ne qendër te tij. Kur Utbe Bin Gazevani e çliroi Basren ne v. 16 h. ne kohen e Omerit, Allahu qofte i kënaqur me te, gjënë e pare qe e beri qe ndërtimi i xhamisë. Ne v. 17 h. Sa’d Bin Ebi Vekkasi çliroi Kufen dhe aty ndërtoi për here te pare xhaminë. Kështu vepruan edhe Ebu Ubejde Bin Xherrah kur e çliroi damaskun, pastaj Amr Bin El Asi kur e çliroi Egjiptin, pastaj Ukbe Bin Nafi’ kur çliroi Kajrevanin, etj.

Se çfarë dashurie kishte Muhammedi, Alejhi selam ndaj xhamisë, na rrëfen Ka’b Bin Maliku, i cili thotë: “Pejgamberi, Alejhi selam, vizitën e pare qe e bënte posa kthehej nga ndonjë udhëtim, ishte vizita e xhamisë, ku falej ne te”.

4. Edukata ne xhami

Pejgamberi, Alejhi selam, stimulonte për ndërtimin e xhamive. Transmetohet ne dy sahihët nga Uthman Bin Affani, Allahu qofte i kënaqur me te, se ky e kishte dëgjuar Pejgamberin, Alejhi selam duke thënë: “Kush ndërton një xhami, duke kërkuar me te kenaqesine e Allahut, Allahu do t’ia ndërtojë një te tille ne Xhennet”.

Transmeton nena e besimtareve, Aisheja, Allahu qofte i kënaqur me te, se: “Na ka urdhëruar Pejgamberi, Alejhi selam, për ndërtimin e (caktimin e një dhome) xhamive ne shtëpi, për pastrimin dhe parfymosjen e saj”.

Vërtet ne xhami muslimani falet dhe mëson, ne te përgatitët për ta mbrojtur fenë e vet, ne te e kalon kohen e lire, me një fjale, xhamia zë vend kyç ne jetën e myslimanit.

Nisur nga këto parime, patjetër se duhet te këtë një rregull, edukate, moral, i cili do te na shërbejë si udhërrëfyes për ne xhami; si duhet te sillemi ne te, si duhet te vishemi kur te shkojmë ne te, si duhet te stolisemi me virtyte te larta, si te ulemi, si te qëndrojmë, si te falemi, si te dalim, etj…

Nuk ka dyshim se ata qe kundërshtojnë urdhrin e Allahut, subhanehu ve teala dhe sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, ata kane shkatërruar veten e tyre.

Nëse fillojmë se pari me xhaminë si objekt, ajo duhet te jete e pastër, e zbukuruar (aq sa lejohet) dhe e rregulluar, sidomos gjate ditës se premte, xhuma, ku falet namazi i xhumasë. Ebu Hurejre transmeton se një burrë apo grua zezake qe e pastronte xhaminë kishte vdekur. (Pasi qe nuk e kishte pare disa dite me radhe) Pejgamberi, Alejhi selam, pyeti për te? E lajmëruan se ajo kishte vdekur. Tha: Perse nuk me lajmëruat për te? Tregomëni ku e ka varrin? Shkoi tek varri dhe ia fali namazin e xhenazes”. (Buhariu)

Kur muslimani te hyje ne xhami, është me se miri te filloje me dua, siç qëndron ne hadith: “اللهم افتح لي أبواب رحمتك (Allahumme Iftah Li Ebvabe Rahmetike) O Allahu im! Mi hap dyert e mëshirës Sate!, pastaj te hyje me këmbë te djathte, te jete i pastër ne rroba dhe me abdes, te këtë paje te bukur, d.t.th: te hyje i rregulluar e jo me flokë te pakrehura, me rroba te papastëra, etj. Kjo për faktin sepse Allahu, subhanehu ve teala, thotë: ” يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلا تُسْرِفُوا إِنَّهُ لا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)”. (A’raf, 31) Thotë Ibni Kethiri: “Bazuar ne këtë ajet dhe ne hadithet e transmetuara me këtë kuptim, është i preferuar zbukurimi për namaz, e sidomos ditën e xhuma dhe ditën e bajramave, preferohet parfymosja, sepse është pjese zbukurimi, dhe misvaku, sepse ky është si një përmbyllje e këtyre cilësive te mira. Ndërsa prej rrobave me te bukura, me te preferuarat janë te bardhat”.

Abdullah Bin Omeri transmeton se kur Muhammedi, Alejhi selam hynte ne xhami thoshte: “أعوذ بالله العظيم و بوجهه الكريم و سلطانه القديم من الشيطان الرجيم. قال: فإذا قال ذلك قال الشيطان: حُفِظَ مني سائر اليوم Kërkoj mbrojtje tek Zoti i Madh, me Fytyrën e Tij Fisnike, me pushtetin e Tij te përhershëm, nga djalli i mallkuar. Ka thënë: Kur ta thotë këtë (njeriu), thotë shejtani: E mbrojt prej meje tere ditën”. (Buhariu)

Imam Muslimi transmeton nga Ebu Humejde se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë: ” إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمْ الْمَسْجِدَ فَلْيَقُلْ اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ وَإِذَا خَرَجَ فَلْيَقُلْ اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ Kur te hyje ndokush prej jush ne xhami le te thotë: Allahumme Iftah Li Ebvabe Rahmetike (O Allahu Im! Mi hap dyert e mëshirës Sate!) ndërsa kur te del, le te thotë: Allahumme Inni Es’eluke Min Fadlike (O Allahu im! Te lus për te mirën-begatinë Tënde)”.

Kur muslimani te hyje ne xhami, nuk ben t’i kaloje safat; vie i fundit ndërsa del ne vend te pare, por ulet aty ku e ka vendin (aty ku e ka zënë safin).

Posa te hyjmë ne xhami, i falim dy rekate. Buhariu transmeton nga Ebu Katade se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë: ” إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمْ الْمَسْجِدَ فَلْيَرْكَعْ رَكْعَتَيْنِ قَبْلَ أَنْ يَجْلِسَ Kur te hyje ndokush prej jush ne xhami, le t’i fale dy rekate para se te ulet!”.

Kur njeriu te hyje ne xhami dhe te ulet, le te mos e ngris zërin. Transmetohet se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë: “Largoni nga xhamia fëmijët tuaj([4]) (te vegjël), te çmendurit tuaj, armiqësitë tuaja, shitblerjen tuaj, nxjerrjen e shpatave (për luftim), ngritjen e zërave tuaj, ekzekutimin e kodeve tuaja penale dhe bëni durim ne ditët e bashkimit tuaj!”.

Buhariu transmeton nga Saib Bin Jezid, i cili thotë: Isha duke fjetur ne xhami kur ja një njeri me gjuajti me gurë. Shikova dhe kur ja ai ishte Omeri, i cili me tha: Shko dhe sillmi ata dy! Shkova dhe ia solla. Kush jeni ju-i pyeti Omeri. Jemi nga banoret e Taifit-iu përgjigjen. Po te ishit nga banoret e këtij qyteti, do t’iu rrihja; i ngrini zërat tuaj ne xhaminë e Pejgamberit, Alejhi selam,- tha Omeri”.

Transmeton Imam Maliku dhe Bejhekiu Nga Salim Bin Abdil-lah se Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, kishte ndërtuar ne një qoshe te xhamisë një dhome, ose kishte lënë një hapësirë, te cilën e quajti El Betihae (البَطِيحاء), dhe thoshte: Kush dëshiron te flasë, recitoje vjersha ose t’i ngrise zërat, le te dale ne këtë dhome!”.

Nga edukata e xhamisë është edhe largimi i dëfrimeve dhe pazarllëqeve ne të. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:” فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَن تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ يُسَبِّحُ لَهُ فِيهَا بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ {36}‏ رِجَالٌ لَّا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاء الزَّكَاةِ يَخَافُونَ يَوْماً تَتَقَلَّبُ فِيهِ الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ (ajo dritë) Eshtë në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. 24:37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet”. (Nur, 36-37) Thote Ibni Kethiri ne komentin e këtij ajeti: “Allahu, subhanehu ve teala, ka urdhëruar për pastrimin e xhamive nga ndyrësirat, dëfrimet dhe gjestet apo veprat, qe nuk i përshtatën dhe nuk i kane hije xhamisë”.

Meqë xhamia qysh prej ndërtimit te saj është e veçuar dhe destinuar për namaz, preferohet që në të të mos flitet për çështjet e dunjase. Ibni Maxhe transmeton se Ibni Omeri ka thënë: “Cilësi, te cilat nuk te nevojiten ne xhami: te marrësh rruge (shëtitësh), ngritja e armeve (luftimi), lëvizja e harqeve (strellave), dhe gjuajtja e shigjetës, sepse është frike dëmtimi i dikujt për shkak te numrit te madh te falësve”.

Prej edukatës se xhamisë është te mos bëhen dy xhemate ne te njëjtën kohe, sepse qëllimi me faljen e namazit me xhemat është bashkimi i zemrave te muslimaneve dhe nëse eventualisht do te ndodhte kjo, atëherë ky qellim fisnik do te zbehej. Ne Muvetta’ te Imam Malikut qëndron se një grup njerëzish e dëgjuan ikametin dhe u ngritën te falen. U doli Muhammedi, Alejhi selam dhe iu tha: أصلاتان معا, أصلاتان معا A dy namaze pernjehere? A dy namaze pernjehere?

Pejgamberi, Alejhi selam, nxiti qe xhamia te jete e pastër nga çdo lloj i erërave te këqija dhe porositi qe nëse dikush dëshiron te shkoje ne xhami le te mos haje qepe, hudhër apo gjera, te cilave iu vie ere e rende. Transmeton Bejhekiu ne Sunen El Kubra nga Mugireh Bin Shu’beh, i cili thotë: “Pata ngrënë ne kohen e Muhammedit,Alejhi selam hudhra dhe shkova ne xhami kur ja një rekat me kishte kaluar. Hyra ne namaz ndërsa Muhammedi, Alejhi selam e hetoi erën dhe (pasi qe ata e kryen namazin) tha: Kush han nga bimët me ere te keqe le te mos vij ne xhami derisa t’i largohet era!”.

Është e ndaluar rreptësishtë ekzistimi i varrezave ne xhami. Kjo është ne kundërshtim te plote me Sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam,. Transmeton Buhariu nga nena e besimtareve, Aisheja, Allahu qofte i kenaqur me te, se Muhammedi, Alejhi selam:لعن اليهود و النصارى؛ اتخذوا قبور أنبيائهم مساجد I ka mallkuar çifutet dhe te krishterët, (te cilët) kane shndërruar varrezat e pejgambereve te tyre ne xhami”.

Transmeton Ibni Hibbani se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë: “إن من شرار الناس من تدركهم الساعة و هم أحياء: الذين يتخذون القبور مساجد Vërtet prej njerëzve te këqij, te cilët do t’i zë kiameti gjalle janë ata qe varrezat i shndërrojnë ne xhami”. Transmeton Buhariu nga nena e besimtareve, Aisheja, Allahu qofte i kënaqur me te, se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë: ” لعن الله اليهود و النصارى؛ اتخذوا قبور أنبيائهم مساجد Allahu i ka mallkuar çifutet dhe te krishterët; (sepse ata) kane shndërruar varrezat e pejgambereve te tyre ne xhami”. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: ” وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلا تَدْعُو مَعَ اللَّهِ أَحَداً Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!”. (Xhinn, 18) Ibni Kethiri ne koment te këtij ajeti ka thënë: “Ka thënë Katadeja: Çifutët dhe te krishterët kur hynin ne faltoret dhe kishat e tyre i bënin shok Allahut, subhanehu ve teala keshtuqe Allahu, subhanehu ve teala, e urdhëroi pejgamberin e Tij ta adhuroje vetëm Allahun ne te (xhami). Ibni Abbasi ka thënë: Kur ka zbritur ky ajet, ne fytyrën e tokës nuk ka patur xhami tjetër përveç Qabesë dhe Mesxhidi Aksasë”.

Ka thënë A’meshi: “I kane thënë xhinët Muhammedit, Alejhi selam: Na lejo t’i falim namazet me ju ne xhamitë tuaja. Ndërsa Allahu, subhanehu ve teala, e zbirit këtë ajet: “وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلا تَدْعُو مَعَ اللَّهِ أَحَداً Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun! “. (Xhinn, 18)

Transmeton Buhariu nga nena e besimtareve, Ummu Seleme, Allahu qofte i kënaqur me te, se ajo ia kishte përmendur Muhammedit,Alejhi selam një kishte, te cilën e kishte pare gjate qëndrimit te saj ne Habesh (Etiopi), e cila quhej Marije dhe fotografitë (pikturimet) qe i kishte pare ne te. Atëbotë Muhammedi, Alejhi selam i kishte thënë: “أولئك قومٌ إذا مات فيهم العبد الصالح أو الرجل الصالح بنوْا على قبره مسجدا و صوّروا فيه تلك الصُّور, ألـئك هم شرُّ خلق الله Ata janë njerëz, qe kur te vdes robi i mire apo burri i mire ne mesin e tyre, ndërtojnë mbi varrin e tij faltore dhe pikturojnë pikturat e tilla. Ata janë krijesat me te dëmshme te Allahut, subhanehu ve teala”.

Ibni Haxheri ne librin e tij Ez Zevaxhir ku flet për mëkatet e mëdha, thotë se mëkat i madh nr: 93, 94, 95, 96, 97, 98 është marrja apo shndërrimi i varrezave ne xhami, pastaj ndezja e qirinjve rreth tij (varrit), shndërrimi i tyre ne idhuj, bërja tavaf rreth tyre, puthja e tyre dhe namazi ne to (varreza).

Imam Neveviu ishte pyetur se diku ne një lëndinë varrezash ishte ndërtuar një njeri dhe një mihrab andaj a lejohet kjo apo duhet shkatërruar atë? Tha: Nuk lejohet dhe duhet shkatërruar atë ndërtim (përmendore).

Thotë Ibnul kajjimi ne Zadul Mead: “Lënia vakf (për hire te Allahut, subhanehu ve teala) nuk vlen nëse nuk destinohet për ndonjë bamirësi ose afrim (tek Allahu, subhanehu ve teala,), sikurse qe nuk lejohet lenia vakf e kësaj xhamie (e ka për qellim Mesxhidu Dirar). Pra bazuar ne këtë, xhamia e nderuar mbi varreza shkatërrohet sikurse qe nxirret i vdekuri nga varri nëse është varrosur ne xhami”.

Me një fjale, ne fenë islame nuk bashkohen dot xhamia dhe varrezat ne një vend, dhe nëse eventualisht do te ndodhte kjo, atëherë namazi nuk pranohet ne te sepse Muhammedi, Alejhi selam e ndaloi këtë vepër te shëmtuar duke mallkuar protagonistet e kësaj skene.

 


[1] Ne baze te kësaj, nënkuptojmë se Mesxhidi i xhematit me vone është quajtur xhami, për arsye se njerëzit janë bashkuar ne te, ndërsa mesxhidet e fiseve apo lagjeve, kane ruajtur emrin e tyre. S.I

[2] Humre (لخُمرَة): ka thënë Taberiu: Është faltore e vogël, e cila punohet nga degët e palmës. Është quajtur kështu (mbulese) për shkak te mbulimit te (ruajtjes-mos prekjes se) fytyrës dhe duarve nga te nxehtit dhe te ftohtit e tokës. Nëse është e madhe quhet Hasir (حصير). Ne librin En Nihaje thuhet: Humreja nuk është përveç se me këtë madhësi dhe është quajtur Humre sepse degët e saja mbulojnë penjte e saj. Megjithatë Hitabiu nuk mendon kështu. Ai thotë se Humre është sexhadeja, ne te cilën falet. Hitabiu mendimin e vet e argumenton me hadithin e Ibni Abbasit ne Sunenin e Ebu Davudit se nje mi kishte tërhequr fitilin (qiriun) derisa e kishte hedhur ne Humren e Pejgamberit, Alejhi selam, ne te cilën ai ishte ulur dhe e kishte djegur nje pjese sa madhesia e dirhemit”. Kjo tregon sipas Hitabiut se Humre-ja nuk është e vogël vetëm se mund ta vesh kokën ne te. Është quajtur Humre, sepse ajo mbulon fytyrën (ruan nga prekja e tokës drejtpërdrejte). Prej kësaj shprehje kane ardhur edhe disa terminologji tjera si: Himari (الخمار) i gruas (mbulesa e fytyrës dhe duarve), pastaj hamri (الخمر rakija), sepse kjo mbulon mendjen. Hitabiu kishte precizuar dhe konkretizuar se ajo është sexhadeja, ne te cilën bën sexhden falësi dhe se është quajtur me këtë emër për arsye se ajo mbulon-ruan nga prekja e drejtpërdrejtë e fytyrës ne toke. Këto shënime janë marrur nga Fet’hul Bari, Sherhu Sahihi Muslim te Neveviut dhe Tuhfetu El Ahvedhijj. Përkthyesi.

[3] Koha e re, Inxhili i Johanes

[4] Këtë hadith nuk duhet keqkuptuar se kinse nuk lejohet sjellja e fëmijëve ne xhami, sepse për qellim janë fëmijët e vegjël nen shtate vjet, te cilët qajnë për nenat e tyre dhe kështu shqetësojnë edhe falësit tjerë. Allahu e di me se miri! Përkthyesi

 

Marrë nga libri Devrul Mesxhidi Fil Islami, Ali Muhammed Muhtar, botime te Rabitatu El Alemi El ilamijji, Mekke Mukerreme, f: 4-45,

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp
1 nëntor 2002
Brunei Darussalam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit