10.4 C
Pristina
E diel, 9 Maj, 2021

Rëndësia e lojës së fëmijëve me prindërit

Më të lexuarat

Kurdo që keni rast, luani me fëmiun tënd, qoftë në shtëpi ose edhe më mirë në natyrë.

Rolin kryesor në këtë zhvillim e ka nëna, e cila përkujdeset për fëmijën që në fillimet e jetës.Nëna duhet të dijë të shprehë dashurinë në shumë mënyra, duhet të jetë e kujdesshme si dhe të dijë të tregojë autoritetin e saj në situata të ndryshme dhe në çdo çast të rritjes. Një nga nevojat natyrale të fëmijërisë është ajo “për të luajtur”, një ushtrim që rastësisht kryen një rol të fuqishëm dhe shumë të hollë në përgatitjen e fëmijëve për rolet e tyre në të ardhmen.

Loja ka rëndësi sociologjike, psikologjike dhe rol pedagogjik në zhvillimin e fëmijëve. Roli sociologjik i lojës qëndron në zhvillimin shoqëror të fëmijëve në lojrat kolektive, miratimin e rregullave të lojës, nderimin e normave të sjelljes në lojë, njohja dhe respektimi i lojtarëve tjerë, etj.

Roli psikologjik i lojës qëndron në atë që nëpërmes lojës fëmija ushtron dhe mprehë perceptimin (vëzhgimin) e tij, zhvillon fantazinë, mendimin, inovacionin, memorien, por paraqet edhe emocionin e tij. Në lojë fëmijët më së tepërmi përjetojnë gëzimin, kënaqësinë, lumturinë, por rrallë edhe hidhërimin. Loja ndihmon fëmijët si ventil emocional në zbrazjen si të energjisë, ashtu edhe ndjenjave.

Poli pedagogjik i lojës shihet në zhvillimin e cilësive pozitive të personalitetit të fëmijës; shkathtësinë, qëndrimin, durimin, gjeturinë, vazhdimsinë, pastaj zhvillimin e frymës garuese, respektimin e të tjerëve, vetnderimin, si dhe forcimin e cilësive morale të personalitetit.

Kurdo që keni rast, luani me fëmiun tënd, qoftë në shtëpi ose edhe më mirë në natyrë sepse loja ndihmon në zhvillin mendor të fëmijës: Nëpërmjet lojës fëmijët “zbulojnë” masën, formën, cilësinë e objekteve të cilat janë pjesë e mjedisit të tyre fizik.
Nëpërmjet kontaktit me objektin ata përvetësojnë konceptin e peshës, volumit dhe përmbajtjes. Loja është mjet kryesor për zhvillimin e imagjinatës.
Loja ndihmon në zhvillimin fizik të fëmijës. Gjatë një loje fizike fëmija vrapon, kacavirret, godet topin: kryen një sërë veprimesh dhe është në lëvizje. Të gjitha këto lëvizje e aftësojnë fëmijën për kryerjen e detyrave të tjera të cilat janë një lloj pasarele drejt rritjes së pavarësisë.
Loja ndihmon në zhvillin social të fëmijës: Duke luajtur me të tjerët fëmijët mësojnë shpejt nevojën e bashkëpunimit dhe të ndarit të diçkaje me shokët. Bashkëveprimi me fëmijët e tjerë u mëson atyre aftësitë e nevojshme sociale për të jetuar në shoqëri. Loja i ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë emocionet e të tjerëve.
Pra, lojerat i ndohmojnë fëmijës të fitojnë përvoja të reja si dhe zhvillim të aftësive të të menduarit, të zhvillojë imagjinatën, sigurinë si dhe bashkëpunimin me të tjerët, të jetë i pavarur, kreativ, të veprojë me përgjegjësi, të zhvillojë aftësi të të menduarit kritik, t’i definojë dhe t’i shprehë nevojat e tij.

Si do të luani me fëmijët?
-Jepi rast fëmijës që t’i zgjedhë lojën dhe mënyrën si do të luajë.
-Inkurajo fëmijën t’i zgjedhë vetë problemet.
-Lejoni fëmijët ndonjëherë të fitojnë në lojërat e përbashkëta.
-Lejo që fëmija të mësojë se si të lozësh me lodrat e tij. Për të është kënaqësi kur i ndërroni rolet dhe të tregon ato që ai i di. Kjo gjë i ndihmon ata të kuptojnë rolet e të tjerëve. Gjithashtu ata mësojnë të jenë fleksibël duke i ndërruar këto role herë pas here. Për shembull ata herë bëjnë rolin e “të fortit” dhe herë atë të “viktimës”.
-Trgoji për lojërat që ti ke lujatur kur ishe e vogël, ka gjasa që fëmija t’i pëlqen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit