8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

REISUL ULEMAJA TAKOHET ME MINISTRIN PËR ÇËSHTJE FETARE TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE

Më të lexuarat

Kryetari i Bashësisë Fetare Islame të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në prag të Konferencës ndërkombëtare në Kairo të Egjiptit, të Premten më 23.09.2022, u prit nga Ministri për çështje fetare islame i Mbretërisë së Arabisë Saudite Shkëlqësia e tij Abdullatif Abdul Aziz Al Shejh në Apartamentin e tij në Kajro me rastin e pjesmarrjes së tij në Konferencë.

Reisul Ulema i BFI i shprehi falenderime të sinqerta për takimin e organizuar dhe i shprehu urime të përzemërta në emër të BFI e RMV për Festën shtetërore të Arabisë Saudite “Dita Nacionale” Eminencës së tij Mbrerit Selman b. Abdulaziz dhe trashigimtarit të Fronit Eminencës së tij Muhamed bin Selmanit, si dhe drejt për drejtë Ministrit Abdulkatif Abdulaziz Al Shejhut duke i dëshiruar përparim dhe zhvillim edhe më të madh në të gjitha sferat e jetës. Kryetari i BFI njiherit e falënderoi ministrin për pritjen dhe organizimit të mirë të haxhit të sivjem nga ana e institucioneve të Arabisë Saudite dhe biseduan edhe për vizitën e Ministrit që pritet të realizohet kah fundi i Tetorit.
Ministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite falënderoi Reisul Ulemanë për takimin dhe vizitën e bërë dhe foli gjërë e gjatë për zhvillimin e rrjedhave të Islamit në vende të ndryshme të Botës, duke potencuar se Islami ështē fe e paqës, toletancës, humanitetit dhe zhvillimit të përgjithshëm. Njiherit konfirmoi se së shpejti do e vizitojë Bashkësinē Fetare Islame tē RMV.
Ministri saudian në shenjë respekti Reisul Ulemasë dhë shoqëruesit të tij H. Ismet ef. Ademit, Drejtorit për marrëdhënie me botën arabe ju dhuroi nga një Mus’haf të Mbretit të ndjerë Fahd duke ju dëshiruar çdo të mirë në jetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit