20.1 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022

Reisul Ulemaja mori pjesë në mbledhjen e Myftinisë së Gostivarit

Më të lexuarat

Të mërkurën më datë 21.09.2022, Muftinia e BFI – Gostivar në krye me Muftiun H. Sabahudin ef. Zendeli, mbajti mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2022, ku në mënyrë të hollësishme Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli i njoftoi anëtarët e Muftinisë për të gjitha rezultatet dhe aktivitetet e periudhës së Ramazanit, Haxhit dhe Kurban Bajramit: Sadekatul Fitrin dhe Zekatin, Haxhin si dhe Kurbanët dhe ndarjen e mishit të kurbanëve. Mbledhja nisi me lexim Kur’ani nga Mr. Eljesa ef. Asani-Drejtor i Institutit të Hifzit dhe bukurleximit të Kur’anit Famëlartë dhe përgjegjës i sektorit për kulturë. Këtë mbledhje e nderoi me prezencën dhe pjesëmarrjen e tij, Reisul Ulema i BFI në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me bashkëpunëtorët e tij, në këtë përbërje: H. Irsal ef. Jakupi-sekretar i përgjithshëm i BFI dhe Dr. Abdulkerim ef. Iseini-shef i kabinetit të Reis’ul Ulemasë.

Me këtë rast, Reis’ul Ulemaja mbajti fjalën e rastit në fund të mbledhjes, duke e vlerësuar tejmase punën e Muftinisë së Gostivarit për këto të arritura gjatë vitit 2022 në periudhën nëntë mujore. Ai potencoi se Gostivari në vazhdimësi edhe më mirë po jep rezultate të mira në nivel të lartë, fakt i cili tregon koordinimin e mirë mes imamëve, këshillave të xhamive dhe xhematit.
Të gjithë anëtarët e Muftinisë i elaboruan dhe i diskutuan në detaje të gjitha aktivitetet e bëra brenda kësaj periudhe nga të gjithë sektorët e Muftinisë me materiale të shkruara.
Me këtë edhe u përmbyllën edhe pikat e diskutimit, për çka u jemi mirënjohës anëtarëve të Muftinisë, imamëve, mualimëve, muderrizëve, muezinëve, këshillave të xhamive, xhemaatit si dhe të gjitha strukturave tjera organizative në nivel lokal dhe qendror që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për këto të arritura të përbashkëta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit