9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

REISUL ULEMA VIZITOI QENDRËN E MUSLIMANËVE BALLKANIK “DRITA” NE HENDON TË LONDRËS

Më të lexuarat

Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vizitoi Shoqatën muslimane ballkanike ‘”Drita” të shqiptarëve me punë në Hendon të Londrës.

Gjatë vizitës së tij në Londër, Reisul Ulemaja shprehu dëshirë dhe përgjegjësi t’i nderojë bashkatdhetarët tanë në Londër në shenjë respekti dhe përkrahjeje në këto vende të largëta, në veçanti për t’ju sjellë mirënjohjet e besimtarëve dhe vëllezërve të tyre pēr mundin që japin në organizimin e jetës fetare dhe kultivimin e vlerave kombëtare.
Ishte një pritje dhe ambijent vëllazëror në krye me kryetarin Z. Shkëlzenin Jetishin, imamin Hoxhë Ademin dhe shumë të tjerë. Edhe pse u mendua si një takim në kohë të shkurtë me kryesinë, megjithate u mblodhën një numër i madhë besimtarêsh nga trojet tona.
Reisul Ulema i njoftoi të pranishmit me rrjedhat fetare në Ballkan, me organizimin e jetës fetare nga Bashkësitë Fetare Islame, bashkpunimi mes tri bashkësive islame, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen.
Kreu i BFI e RMV, njiherit porositi bashkatdhetarët tanë që maksimalisht të mundohen të mbrojnë më të shtrenjtën besimin dhe kombin dhe t’i forcojnë lidhjet me vendlindjen e tyre në mënyra të ndryshme.
Reisul Ulema kërkoj nga të pranishmit që të hapin biseda me pyetjet e tyre për gjithçka që ju intereson, me çka u bë njē bisedë e gjallë dhe e frytshme, në çka Reisul Ulema shprehi gatishmēri të jetë në shërbim të tyre aty ku e do nevoja dhe i ftoi që ta vizitojnë BFI e RMV.
Një mirënjohje të veçantë teologut të mirënjohur, aktualisht Drejtor i Institutit “Al Furkan” në Londër Z. Sali Shazivarit për organizimin e ketij takimi shumë të rëndësishëm.
Zoti i bekoftë me të mirat e Tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit