Ramazani po kthehet…por këtë herë minaret e tij janë pa lagje përreth, syfyri përgatitet nën dritën e telefonit,
dhe fëmijët mësojnë emrat e dëshmorëve më shumë se emrat e lodrave.
Në Gaza… çadra është bërë shtëpi, ftohti është bërë fqinj i përhershëm, dhe qielli është bërë një tavan i shpuar nga lutjet.
E megjithatë… thirret ezani, shtrohet një copë pëlhure,
dhe njerëzit falen sikur toka ende të ishte e sigurt.
Gaza nuk pret mëshirë… por mbështetje.
Bëhuni ndihmë për Gazën….për çadrat e saj të rrënuara, për familjet që kanë nevojë për çdo dorë, për çdo të uritur që pret gëzimin e iftarit.
