5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Reagon presidenti i Serbisë, pasi Gjukanoviq tha se ‘Vuçiq do ta donte Kosovën pa shqiptarë, sikurse Malin e Zi pa malazezë’

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit malazez Milo Gjukanoviq se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë, se “nënndërgjegjja e Gjukanoviqit fshihet pas asaj deklarate, sepse ai është ai që dëshiron Malin e Zi pa serbë”.

“Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, citohet të ketë thënë Vuçiq në Kraljevë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përcjell Telegrafi.

Siç thotë ai, pas asaj deklarate qëndron “nënndërgjegjja e Milo Gjukanoviqit, i cili dëshiron dhe, shton ai, gjithmonë ka dashur dhe gjithçka që ka bërë, ai ka punuar për ekzistencën e Malit të Zi pa serbë”.

“Unë dua Malin e Zi në të cilin do të jetojnë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, vetëm se të gjithë kanë të drejtë të jenë ata që janë…”, ka thënë më tej presidenti i Serbisë.

Ai madje është treguar i vetëdijshëm se 93 për qind e banorëve në Kosovë janë shqiptarë, dhe sipas Al Jazeera, përsëriti se nuk e kupton se si dikush mendonte se donte që ai komb të mos ishte në Kosovë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit