Deklarata se “shqiptarët e Maqedonisë më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa ndjesia kombëtare” është jo vetëm e padrejtë, por edhe thellësisht keqkuptuese.
Nëse shqiptarët e Maqedonisë më shumë reagojnë kur u preket feja, kjo ndodh jo sepse ndjehen më pak shqiptarë, por sepse ajo fe i identifikon ata atje si shqiptarë. Në një mjedis ku janë nën presion të vazhdueshëm për t’u shpërbërë si identitet, feja ka qenë mburoja e tyre, shtylla që ka ruajtur gjuhën, zakonet dhe përkatësinë kombëtare.
Ndryshe nga shqiptarë të tjerë të cilët, kur i kanë braktisur edhe fenë edhe gjuhën, u asimiluan krejtësisht, shqiptarët e Maqedonisë janë ende aty shqiptarë, të fortë, të përkushtuar, dhe të pandarë nga rrënjët e tyre fetare e kombëtare.
Prandaj, është krejt gabim të thuash se ata nuk kanë ndjesi kombëtare përkundrazi, kombëtarizmi i tyre është i ngulitur në besim, dhe ky është realiteti që shumëkush nuk do ta pranojë.
