15.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

RDK refuzon propozimin e Lëvizjes BESA

Më të lexuarat

Rilindja Demokratike Kombëtare përmes një kumtese me shkrim refuzoi propozimin e Lëvizjes BESA për bashkimin e partive opozitare shqiptare në një front të përbashkët.

Sipas kësaj partie ata nuk kanë dal në skenën politike për të larguar asnjë subjekt politik, por kanë dalë që të afrojnë një alternativë të re dhe të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë në vend, transmeton zhurnal.mk

“Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se asnjë subjekt politik nuk e ka në pronësi çështjen kombëtare dhe se secili që e ndjen veten shqiptarë e ka për obligim, ose duhet, të japi kontribut për avansimin e çështjes shqiptare. Këtë të drejtë nuk mundet askushi t’ia atribuoj vetes dhe të ftoj tjerrë t’i bashkangjiten këtij ekskluziviteti. Për këtë arsye, është shumë naive të mendohet se dikushi e ka këtë të drejtë ekskluzive të “shpëtoj kombin” dhe se për këtë ‘shpëtim’ të kombit janë në gjendje të bashkëpunojnë me secilin për të arrit këtë qëllim.

Rilindja Demokratike Kombëtare e konsideron veten e vet si një organizim shoqëror të njerëzve të vullnetit të mirë që kanë vullnet dhe kapacitet të japin kontribut për avansimin e çështjes shqiptare, por nuk e konsideron veten se është “shpëtimtare e kombit” dhe se nuk e sheh normale të merr pjesë në ndonjë këshill mbipartiak qe veten e trajton “shpëtimtare” ndërsa subjektet tjerra, kushdo qofshin ato, si subjekte tradhëtarësh. Rilindja Demokratike Kombëtare mendon se secili subjekt politik ka të mirat dhe të këqijat, dhe në kohën e duhur secili do të marr atë që meriton, pa mos akuzuar askënd se kush është tradhëtarë dhe kush është kombëtarë.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ftesa publike për themelimin e një këshilli mbipartiak me të vetmin qëllim “largimin e BDI-së nga skena politike” është po aq e dëmshme sa edhe njëmendësia e BDI-së se “mjaftojnë vetëm dy parti politike shqiptare.” Rilindja Demokratike Kombëtare nuk ka dalë në skenë të largoj askënd nga skena politike, por të japi një kontribut të mirëfilltë ndryshe, në avansimin e çështjes kombëtare. Përshkak të këtij qëllimi madhorë në drejtim të çështjes kombëtare, RDK tanimë ka bërë një koalicion me LR-PDSH i quajtur “Aleanca për Shqiptarët,” dhe dera është e hapur për çdo organizim politik dhe jopolitik që dëshiron t’i bashkangjitet kësaj aleance për të dhënë kontribut të mirëfilltë në avansimin e çështjes kombëtare.”, thuhet në kumtesën e RDK-s

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit