11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Rasti “Haradinaj” dhe “treni” na bashkuan

Më të lexuarat

Populli thotë: “Shyqyr ra kjo dekë e u pamë”

Populli shqiptar i Kosovës po kalojnë momete dhe sfida te ndryshme, shpesh për shkaqe të ndryshme vërehen polemika, inatë, përçarje mes tyre. Pa dyshim këto gjëra janë të dëmshme për të gjithë neve dhe nuk përfitojmë asgjë prej tyre, përkundrazi ato na vonojnë në proçeset përparimtare të shtetit tonë.

– Këto pengesa dhe përçarje mund të evitohen shpejtë dhe lehtë mes nesh, vetëm kërkohet vullnet serioz dhe interesi i përgjithshëm të jetë para atij personal.
Ne mund të bashkëpunojmë mes vete, mund ta shtyjmë para shtetin tonë të dashur.

– Rasti i arrestimit të ish komandantit të UÇK-së Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze e pastaj edhe pengimi i trenit serb për të mos hyrë në Territorin e Kosovës ishin fakte reale që ngjallin bindjen se populli ynë e do hajrin dhe mund të bashkohen mes vete kur është në pyetje interesi gjithkombëtarë.

– Populli u bashkuan, hodhën pas shpine çdo interes tjetër dhe u ngritën në lëvizje secili sipas mundësisë së tij për të kontribuar në këto dy raste. Nuk ndikuan ndasitë partiake, shkollimi, punësimi, feja, krahina, qyteti, etj. për tu përça mes vete. Por arritën një zëri të kontribojnë për hajër të Kosovës.

Shyqyr që ranë këto dy raste e na e rikujtuan edhe një herë se mund të bashkohemi të gjithë për të mirën e përgjithshme.

Lind pyetja si arritëm kësaj radhe të bashkohemi ndërsa herat tjera po dështojmë?
Përgjigja është e lehtë:

“Faji nuk është tek populli por tek prijësit e popullit”
Kur prijësit bashkohen, menjëherë bashkohet edhe populli, kur prijësit përçahen atëherë përçahet edhe populli.

Apel tek ju o udhëheqës:

“Pashë Zotin, ju boj rixha, o prijësit tanë bashkohuni mes vete, bashkohuni për interesin e të gjithëve, të këtij populli e leni anash përçarjet çfardo qofshin ato”

Kur të vdisni askush nuk do ua përmend shumat e parave që keni lënë pas vete, por veprat e mëdha që ua keni trasheguar gjeneratave pas jush. Kështu do jeni patriotë dhe do ju konsiderojmë të tillë.

Lulzim Mehmet Susuri

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit