16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Raportuesja e OKB-së flet për krime kundër njerëzimit ndaj pakicës muslimane në Mjanmar

Më të lexuarat

Yanghee Lee, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Mjanmar, e paraqet katastrofike situatën e muslimanëve rohingia në këtë vend.

Ajo ka folur për rrjetin informativ britanik BBC, duke e përshkruar gjendjen më keq nga ç’e priste.

“Do të thoja krime krime kundër njerëzimit. Krime kundër njerëzimit… nga ushtria e Mjanmarit, nga rojet e kufirit, nga policia apo nga forcat e sigurisë.”

Raportuesja do t’i paraqesë të hënën një raport Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, si dhe do të kërkojë zyrtarisht krijimin e një komisioni hetimi.

Vetëm gjatë muajve të fundit janë larguar drejt Bangladeshit më shumë se 70.000 pjesëtarë të pakicës muslimane rohingia në Mjanmar pas një raprezaljeje ushtarake.

“Në fund të ditës është qeveria, qeveria civile, që duhet të përgjigjet për këto raste masive torturash të tmerrshme dhe krimesh çnjerëzore,” iu shpreh raportuesja BBC-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit