Raporti tronditës i Francesca Albanese-s: Më shumë se 60 shtete, bashkëpunëtorë në gjenocidin e Gazës!

Më të lexuarat

Shpartallimi faktit e moral që kjo grua(e kundërta e Spiropalit) ka sjellë fundi kundër krahmbajtjes ndaj shtetit gjakatar sionist

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara, i përgatitur nga raportuesja speciale për territoret e pushtuara palestineze, Francesca Albanese, akuzon më shumë se 60 shtete për bashkëpunëtorë në atë që ajo e quan një “krim kolektiv”, gjenocidin që Izraeli kreu kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Në raportin e saj të dytë këtë vit, Albanese pretendon se gjenocidi i Izraelit ishte i mundur falë mbështetjes së shteteve të treta të fuqishme që, siç thotë ajo, mundësoi shkelje sistematike të ligjit ndërkombëtar për vite me radhë.

“Ky krim, i transmetuar pothuajse drejtpërdrejt para syve të botës, u ndihmhua nga narrativat koloniale që çnjerëzojnë palestinezët dhe u lehtësua nga mbështetja e drejtpërdrejtë nga vendet e tjera përmes ndihmës materiale, mbrojtjes diplomatike dhe, në disa raste, pjesëmarrjes aktive”, thuhet në raport.

Sipas Albanese-s, Izraeli nuk do të ishte në gjendje të mbante presion të plotë ushtarak mbi Gazën pa ndihmën e shteteve evropiane, dhe kjo mbështetje ndahet në katër kategori: diplomatike, ushtarake, ekonomike dhe humanitare.

Diplomacia dhe media

Raporti pretendon se mbrojtja diplomatike dhe mungesa e përgjegjësisë i kanë lejuar Izraelit të vazhdojë me krimet e luftës pa u ndëshkuar. Albanese thekson se mediat perëndimore dhe udhëheqësit politikë kanë “transmetuar në mënyrë të pakritikueshme narrativat izraelite”, shpesh duke mos bërë dallimin midis luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve palestinezë.

Në veçanti, thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur veton e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së shtatë herë për të bllokuar rezolutat mbi armëpushimin dhe kështu për t’i siguruar Izraelit mbrojtje diplomatike. “SHBA-të nuk ishin vetëm, roli i tyre u mbështet nga përmbajtja, vonesat dhe rezolutat e zbutura të propozuara nga Mbretëria e Bashkuar, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Gjermania dhe Holanda”, thuhet në raport.

Roli i vendeve arabe dhe GJPN-së

Albanese thekson se as shtetet arabe nuk kanë reaguar me vendosmëri. Egjipti, për shembull, ka vazhduar të bashkëpunojë me Izraelin, duke përfshirë bashkëpunimin në energji dhe mbylljen e kalimit të Rafah-ut.

Raporti gjithashtu kritikon shumicën e vendeve perëndimore për minimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJPN) për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë. Në vend të kësaj, SHBA-të, sipas Albanese-s, kanë vendosur sanksione ndaj GJPN-së, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka kërcënuar të pezullojë fondet për Gjykatën.

Mbështetja ushtarake dhe tregtia e armëve

Shumë vende, thuhet në raport, kanë vazhduar t’i ofrojnë mbështetje ushtarake Izraelit gjatë konfliktit. SHBA-të, Gjermania dhe Italia veçohen si furnizuesit më të mëdhenj të armëve, ndërsa të paktën 26 vende kanë dërguar më shumë se dhjetë dërgesa me armë dhe municione, duke përfshirë Kinën (dhe Tajvanin), Indinë, Austrinë, Spanjën, Republikën Çeke, Rumaninë dhe Francën.

Disa vende, si Italia, Holanda, Irlanda, Franca dhe Maroku, kanë lejuar që armët izraelite të kalojnë nëpër portet dhe aeroportet e tyre, ndërsa të tjera kanë vazhduar të blejnë teknologji ushtarake izraelite të testuar te palestinezët. Eksportet izraelite të armëve në BE, sipas raportit, u më shumë se dyfishuan gjatë luftës në Gaza, duke përbërë 54 përqind të eksporteve ushtarake izraelite në vitin 2024.

Marrëdhëniet ekonomike

Albanese deklaron se gjatë kulmit të gjenocidit, Gjermania, Polonia, Greqia, Italia, Danimarka, Franca dhe Serbia rritën tregtinë me Izraelin, ndërsa vetëm Turqia pezulloi tregtinë në maj 2024.

Duke përfunduar raportin, Albanese paralajmëron se mbështetja për Izraelin nuk është e rastësishme ose afatshkurtër:

“Edhe pse krimet u bënë të dukshme, vendet perëndimore vazhduan të ofrojnë mbështetje ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe ideologjike për Izraelin, edhe pse ai përdor urinë dhe krizën humanitare si armë. Tmerret e dy viteve të fundit nuk janë përjashtim, por kulmi i dekadave të bashkëfajësisë”, tha ajo. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit