9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i ardhur nga Zvicra (Dokument)

Më të lexuarat

Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar 44 faqesh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i është dorëzuar familjes Dehari.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Mes tjerash në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë”.

Më tej thuhet se, “rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, sipas mendimit tonë, janë të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal. Ekzaminimet plotësuese janë të nevojshme për të përjashtuar intervenimin e personit të tretë në vdekjen e Deharit”, thuhet ndër të tjera.

Prindërit e Astrit Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari thonë se e kanë ditur që raportit i ekspertizës nga hetuesit zviceran do të konstatonte vrasjen e djalit të tyre.

Ndërkohë, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se shumë prova që janë gjetur në qelinë ku u gjet pa shenja jete Astrit Dehari, nuk janë dërguar në Zvicër, për tu analizuar nga ekspertët zviceranë.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë nuk ka thënë asnjëherë se Astrit Dehari është vrarë. Për të qenë i qartë ky institut e ka kryer punën e vet aq sa kanë ditur sepse deri aty është puna e tyre. Raporti ka probleme në përkthim sikurse në çdo raport voluminoz. Ne sa për fillim nuk kemi pasur vërejtje fillestare në përkthim sepse na kanë interesuar vetëm konkluzionet. Nuk janë dërgu thonjtë që janë marrë në rastin e obduksionit, për analizë në Zvicër”, ka thënë ndër të tjera avokati Gashi.

Lidhur me raportin nga Zvicra, ka pasur reagime nga shoqëria civile, zyrtarë të lartë partiak etj.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ka thënë sot se Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk duhet t’i kryejë hetimet.

“Prokuroria e Themelore e Prizrenit të mos merret me hetimin e rastit, e njëjta nuk mundet të sjellë hetime objektive mbi rastin e Astritit. Ne kërkojmë që Prokuroria Speciale të merr përsipër hetimin, dhe që asnjë prokuror që kanë qenë të përfshirë në këtë rast sidomos Sylë Hoxha të mos përfshihen në hetime por të t-thirren si të dyshuar”, tha Haxhiu.

Për ta lexuar të plotë raportin klikoni këtu: Raporti i zgjeruar ne rastin e Astrit Dehari Raporti perfundimtar ne rastin e Astrit Deharit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit