22.1 C
Pristina
E mërkurë, 12 Maj, 2021

Raporti i FAO: Shqipëria e para në rajon për prodhimin e perimeve

Më të lexuarat

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO) ka publikuar raportin e fundit, ku rendit Shqipërinë sit ë parën në rajon përsa i përket prodhimit të perimeve.

Shqipëria sipas FAO ka prodhuar në total 942.2 mije ton perime, duke lënë pas Bosnje Hercegovinën, Serbinë e Maqedoninë e Veriut. Në raport theksohet se sasia më e madhe e prodhimeve bujqësore dominohet nga domatja që për vitin e kaluar fermerët prodhuan mbi 299 mijë ton, teksa nuk mbetet pas prodhimi i produkteve të tjera si bostanorët.

Në rajon vendin e pare për prodhimin e frutave e kryeson Serbia me 1.8 milionë ton fruta të prodhuara një vit më parë, e në listë pas saj sipas FAO vjen vendi ynë me 810.7 mije ton.

Sektori i bujqësisë ka një ndikim jo të vogël në ekonominë e vendit. Pesha e saj u rrit ndjeshëm veçanërisht gjatë vitit të shkuar në 19.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kjo edhe si rrjedhojë e rënies së fortë që pësuan sektorët e tjerë shërbimet e tregtia për shkak të pandemisë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë periudhës janar-shkurt shitjet e produkteve bujqësore shënuan një rritje me 23% në raport me vitin 2020, ndërsa zgjerimin më të madh të eksporteve e shënuan zarzavatet, fruta perimet si dhe bimët mjekësore.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit