Ramazani – muaji i çlirimit nga zjarri i Xhehenemit
O Allah, Ty ta besoj fenë time; bëj që të mos dal para Teje veçse si musliman që të njeh dhe të njëson.
O Allah, Ty ta besoj imanin tim; bëj që të mos dal para Teje veçse si besimtar i përulur, i sinqertë dhe i devotshëm.
O Allah, Ty ta besoj zemrën time; bëj që të mos dal para Teje veçse me zemër të pastër, të shëndoshë dhe të mbushur me dashuri për Ty.
O Allah, Ty ta besoj agjërimin tim; bëj që të mos dal para Teje veçse me agjërim të sinqertë, të pranuar dhe të bërë vetëm për Ty.
O Allah, prano prej nesh edhe atë pak që kemi bërë, mos na ndëshko për mangësitë tona dhe na fal të gjithëve me faljen Tënde të madhe.
O Allah, na bëj prej atyre që e arrijnë Natën e Kadrit dhe na shkruaj në të ndër të pranuarit, ndër fitimtarët dhe ndër ata që lirohen nga zjarri i Xhehenemit.
O Allah… Amin, Amin, Amin.
O Allah, dërgo paqe dhe bekime të shumta mbi zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
🤲 Allahu jua bëftë mëngjesin të bekuar, jua pranoftë veprat dhe jua mbushë zemrat me dritën e imanit. 🤲
