22.5 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Rama, pas hebrenjve “vrapon” te muslimanët

Më të lexuarat

Vizita në Izrael që pasohet nga ajo në Emirate

Nga Izraeli, ku qe për gati dy ditë, kryeminstri Rama fluturoi drejt Emirateve.

Sapo vuri këmbën në tokën arabe, ai shkroi: “Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”.

Në Izrael, ku qe për disa marrëveshje bashkëpunuese, mbi të gjitha për mbrojtjen e përbashkët kibernetike, kreu i qeverisë shqiptare u prit nga nivelet më të larta të shtetit hebre, presidenti Hercog, kryeministri Ganz, madhe dhe kreu i opozitës Netanyau, i cili aspiron të vijë sërish në pushtet.

Ende s’është bërë me dije se ç’motiv e ka çuar në shtetin e pasur të Gjirit, nga hebrenjtë te muslimanët, por dihet investimi i tij i fortë politik dhe diplomatik për të patur marrëdhënie të ngushta me vendet arabe dhe për të vjelë prej tyre investime apo ndihma të llojeve të tjera.

Më konkretisht, nga Emiratet ka siguruar investimin 2 miliard eurosh të Amar Group në Durrës, ndërtimin aty të një mini Dubai. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit