22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rama në Uashington merr mbështetjen e USAID për projektin e lëndëve për fenë në shkolla

Më të lexuarat

Kryeministri, Edi Rama, i cili ndodhet për një axhendë zyrtare në ShBA, është ndalur në Uashington, pikërisht në zyrat qendrore të USAID.
Ai është takuar me Administratoren e Përgjithshme të USAID, Gayle Smith. Kreu i qeverisë e ka njohur Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria. Ndërkohë që nga ana e saj, ajo e konsideroi Ramën një lider me vizion.  Ndër të tjera, ajo ka ofruar mbështetje për projektin e mësimeve fetare ne shkolla. “Mbështetje për projektin besimet fetare në mësimet shkollore; kjo një nisëm tepër inteligjente; Një brez i edukuar mbi besimet fetare vështirë të bjerë pre e ekstremizmit; Ekstremizmi një problem madhor kudo”, ka thënë ajo.     

Kreu i qeverisë në takimin në zyrat e USAID, ka kërkuar, nxitje të bashkëpunimit për Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë. “Vazhdimi i modernizimit të shërbimeve publike, mënyrë efikase për luftë ndaj korrupsionin”, mësohet të jetë shprehur Rama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit