10 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Rama, Basha e Meta urojnë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Më të lexuarat

Sot është një ditë e rëndësishme për besimtarët myslimanë pasi ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit.

Që në nisje të ditës, mesazhe për muajin e Ramazanit kanë postuar në rrjetet sociale, kryeministri Rama, kryedemokrati Basha dhe kryeparlamentari Meta.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Ramazanit, me këtë foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.
Ky monument kulture i ndërtuar rreth viteve 1600, xhami e njohur për sistemin e përkryer akustik dhe gërshetimin e kulturës vendase me atë post-bizantine e otomane, po i nënshtrohet për herë të parë restaurimit të plotë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë
Agjërim të lehtë!

Mesazhi i Bashës

Ne nisje te muajit te sakrifices, shpreses dhe ngadhnjimit, nga zemra ju uroj te gjithe besimtareve myslimane, agjerim te mbare, te lehte e te pranuar!

Mesazhi i Metës

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta uron të gjithë besimtarët myslimanë për një agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!
Ai uron që ky muaj i sakrificës të sjellë në zemrat e tyre më shumë dashuri për njëri-tjetrin, më shumë paqe sociale dhe besim, më shumë gëzim në familjet e tyre dhe shëndet e më shumë solidaritet për të gjithë ata që sot ndjejnë nevojë për më shumë vëmëndje, përkujdesje e përkushtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit