16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Radikalisti fetar! – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Njerëz të frustruar nga jeta e vështirë, mjerimi, varfëria, braktisja, frika nga shembja e shtëpisë, karantina e Covid-it, pija alkoolike, depresioni etj. që për pasojë reagojnë dhunshëm ndaj familjarëve të tyre, a mund ta dimë se ku hynë këtu feja apo besimi i tyre si shkaktarë i kësaj gjendjeje?!

Fakti se dikush është fetar apo falet në xhami dhe për shkaqet e mësipërme, që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me fenë, kalon në veprime anormale pse duhet të akuzohet feja si shkaktarja e kësaj gjendje?!

Rasti me të cilin media po merret së fundi nuk ka lidhje me ndonjë radikalizëm fetar, por me probleme të shëndetit mendor, ndaj mungesa e profesionalizmit gazetaresk apo tendenca e qëllimshme për t’ia atashuar fesë islame çdo njeri besimtar që shfaq të tilla probleme, është një sëmundje më vete që kërkon po ashtu trajtim dhe kujdes ashtu si rasti fatkeq në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit