18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Qeveria e Egjiptit do të vendosë për shtetësinë e Morsit

Më të lexuarat

Amendamenti i ri duhet të miratohet nga parlamenti dhe të ratifikohet nga presidenti

KAJRO (AA) – Një zyrtar egjiptian tha të martën se heqja e shtetësisë së ish-presidentit Muhamed Morsi do të varet nga një vendim i qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar, kabineti miratoi një amendament që do të lejonte që shtetësia egjiptiane të hiqej nga një person që i përket një subjekti “që kërkon të minojë rendin publik të shtetit”.

Amendamenti gjithashtu lejon heqjen e shtetësisë nga individë të dënuar për krime në lidhje me sigurinë e shtetit.

Amendamenti i ri duhet të miratohet nga parlamenti dhe të ratifikohet nga presidenti.

“Heqja e shtetësisë së Morsit do të jetë subjekt i një vendimi nga kabineti në vazhdën e amendamenteve të fundit”, tha ndihmësi i ministrit të Brendshëm, Ahmed al-Anuar për të përditshmen lokale Al-Akhbar.

Ai tha se amendamentet synojnë “përpjekjet e subjekteve terroriste që synojnë të minojnë sigurinë dhe stabilitetin”.

Më parë këtë muaj, Gjykata më e lartë e Apelit në Egjipt hodhi poshtë një apel nga Morsi kundër burgimit të tij 25-vjeçar për spiunim të pretenduar për Katarin.

Vitin e kaluar, Morsi u dënua me 20 vite burgim për vrasje. Në maj të këtij viti, emri i tij u vendos në një listë të terroristëve për një periudhë trevjeçare.

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Morsi, u përmbys nga pushteti përmes një grusht shteti ushtarak në vitin 2013. Që atëherë, autoritetet egjiptiane kanë nisur operacione ndaj mbështetësve të tij dhe grupit të tij Vëllazëria Muslimane, duke vrarë qindra dhe duke burgosur mijëra të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit