7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Llozanë shënoi 20-vjetorin e themelimit

Më të lexuarat

Më 17 dhjetor 2022, në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut vendor dhe mysafirëve, Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion, ka shënuar 20-vjetorin e veprimtarisë së saj.

Imami i xhamisë së Llozanës, njëherësh kryetari i Qendrës, Fehim ef. Abazi, iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, duke veçuar në këtë rast, përfaqësuesit vendorë të shtetit zviceran, krerët dhe përfaqësuesit fetarë nga vendlindja dhe Zvicra.

Në këtë takim mori pjesë edhe drejtor për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i cili mbajti edhe një fjalë rasti. “Kam nderin dhe kënaqësinë që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve dhe institucioneve të saj, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava, t’ju drejtohem me një urim e falënderim të veçantë në gëzimin tuaj në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për ju, për popullatën, mërgimtarët dhe për besimtarët tanë, me rastin e shënimit të njëzet vjetorit të Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë. Falënderoj përfaqësuesit komunal për prezencën e tyre, duke falënderuar përmes tyre, të gjitha organet e shtetin zviceran që shqiptarëve dhe komuniteteve tjera të cilët jetojnë këtu, ju ofrojnë mundësi dhe kushte për të praktikuar fenë islame,” – tha ndër të tjera Ekrem ef. Simnica. Në fund, drejtori Simnica në shenjë respekti e bashkëpunimi, ndau një dhuratë emblemën e BIK-ut.

Fjalë rasti patën dhe përfaqësuesit fetarë nga Zvicra, Maqedonia, Shqipëria si dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që ishin ftuar me rastin e shënimit të këtij tubimi.

The post Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Llozanë shënoi 20-vjetorin e themelimit appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit