19.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Pyetesori i jetës.

Më të lexuarat

Mendja gjithmone me shkon ke e fshehta dhe sekretet e asaj shtepie te frikshme, ke shtepia e fundit per çdo kend qe nuk e di se çfare ka pas saj, ke shtepia e pare e nje jete te gjate, e cila kurre ska mbarim.
Sa here qe lexoj mbi te aq me shume frikesohem se si do jete ajo nate e erret , ku dritat qe ndriçojne, duhet qe une t’i sjell me vete.
Ate nate te erret, ku dita e asaj nate eshte e fundit qe shoh driten e diellit te kesaj bote, me vete nuk mund te mare asnje rreze dielli, asnje pike uji, asnje lule per te ndjere aromen e saj.
Ajo nate eshte nata e provimit, nje provim qe skanon sinqeritetin tim, nje provim qe skanon jeten e shkurter qe kaloj mbi toke, nje provim qe skanon çdo detaj e perplas mes te brendshmes hipokrite dhe asaj te jashtmes “bukuroshe” .
O Allah sa e rende eshte te mendosh ate skanim hyjnor te veprave te mija!
Çudi! Tre pyetje, tre shtylla, tre baza, jo me shume!
Jane tre ato te cilat do ndriçojne nje shtepi te erret.
Erresira e saj fitohet çdo dite me diellin e kesaj bote e cila te ka hutuar ne bukurite mashtruse vezelluze e joshese.
Erresira e saj fitohet kur ti neglizhon pyetesorin e jetes tende.
Pyetesorin e thjeshte, te paster, te sinqerte, te dlire, te çilter per çdo kend te paster i cili nuk e prishi natyrshmerine e tij. Natyrshmerine e njehsemit te Zotit nje te vetem.
Natyrshmerine e besimit ne profetin e meshires.
Natyrshmerine ne ligjet e drejta te fese se paqes e meshires.
Nje nate vendimtare me provim pa perseritje, me nje çast ku te çelen dyeret e Xhenetit ose do te çelen ato te Zjarrit,
Allahu na ruajt prej tij!
Nje nate me erresiren e varrit ku driten e perjetshme mund ta maresh vetem ne ditet e kesaj dynjaje, mund ta maresh ne erresiren e nates me ballin ne sexhde,
te furnizohesh me buzeqeshjen e prinderve e ndihmen ndaj njerzeve te cilat te zgjerojne parajsen tende.
Nje nate qe te duhet nje jete per ta bere te bukur, nje nate provimi te duhet jeta jote ti pergjigjet.
Stacionet e furnizimit me drite te asaj nate jane durimi ndaj atyre qe balte mbi ty hodhen nder vite, jane falenderimi ndaj sprovave qe te shoqeruan sofren tende shpirterore, jane ecjet e tua ke shtratet e semundjeve, ke lotet e nenave me jetimet ne prehra te ftohte e tryeza te zbrasta, jane fjalet e sinqerta ku ftoje çdo kend qe ishte arrogante me fjalet e Meshirusit, Falesit e te Drejtit, jane enderra joshese te lene pas kraheve vetem e vetem per te kenaqur Krijusin tend e ti thoshe ..
“Kam frike te Madhin Zot! ”
“Jo nuk mundem se kam Nje Zot!”
“Duro o nefs dhe pak se kjo bote iku dhe shkoi!”
“Agjerushem jam e gibetin e lashe per Allahun Nje qe ska shok.”

Mendja gjithmone me shkon…meditoj ate nate dhe pyetesorin e saj kurre nuk dua ti harroj… ate nate ku vetem e Meshiren e Allahut shpresoj!

pershtatje…

Shkrime te reja nga Xhamiambret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit