22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Putin i thotë Vuçiqit: Kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar Rusinë

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, sapo kanë përfunduar një bisedë telefonike e cila ka zgjatur një orë.

Sipas mediave serbe, në bisedën e cila ka zgjatur shumë më tepër se sa ishte parashikuar, Putin i ka thënë Vuçiqit se Rusia po e përcjellë me vëmendje të theksuar situatën e fundit të krijuar në Serbi e Kosovë.

Putin i ka thënë Vuciqit po ashtu se Serbia mund të llogarisë në ndihmën e Rusisë në çdo formë të mundshme dhe se për Moskën vlen vetëm rezoluta 1244.

Në fund Putin i ka dhënë zemër Vuçiqit duke thënë:

”Kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar Rusinë”.

Pas bisedës telefonike Vuçiq ka foluar për mediat serbe duke dhënë detaje se çfarë i kishte thënë Putin:

”Putini më tha se Rusia do të ndërmerr veprime më Kombet e Bashkuara, OSBE dhe institucionet tjera ndërkombëtare me rastin e ngjarjeve të papranueshme në Mitrovicë”.

Sipas Vuçiqit ”Putini e ka dënuar sulmin ndaj Marko Gjuriqit, nga dhunuesit shqiptarë në Veriun e Kosovës dhe rrahjen brutale të njerëzve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit