9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Punonjësit shëndetësorë dhe gazetarët në Londër bënë homazhe për kolegët e vrarë në Gaza

Më të lexuarat

Mjekët, infermierët dhe gazetarët që merrnin pjesë në ngjarje mbanin pankarta me emrat dhe titujt e kolegëve të tyre palestinezë

Gazetarët dhe punonjësit e shëndetësisë të mbledhur para godinës së kryeministrisë në Londër, kryeqytetin e Britanisë së Madhe, bënë homazhe për kolegët e tyre që u vranë në sulmet izraelite në Gaza, raporton Anadolu.

Me ftesë të organizatës joqeveritare “Health Workers for Palestine” (Punonjësit e shëndetësisë për Palestinën) dhe një grupi punonjësish të medias së quajtur “Just Reporting Network” (JRN), gazetarë dhe punonjës shëndetësorë u mblodhën në “Downing Street 10”, ku ndodhet zyra e Kryeministrit.

Veprimtaria, e ndjekur nga punonjësit e mjekësisë me uniformat e tyre, mbajti një përkujtim të palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza. Në tubim, kolegët britanikë lexuan emrat e mjekëve dhe gazetarëve të vrarë palestinezë në Gaza dhe mbajtën një minutë heshtje.

Mjekët, infermierët dhe gazetarët që merrnin pjesë në ceremoni mbanin pankarta me emrat dhe titujt e kolegëve të tyre palestinezë. Në përkujtim morën pjesë edhe anëtarë të Platformës së Hebrenjve Britanikë kundër pushtimit (Na’amod), të cilët u solidarizuan me popullin palestinez.

Emily Stevensons, e cila foli në emër të Na’amod, e përshkroi qeverinë izraelite si një regjim të dhunshëm, nacionalist etnik dhe tha se dhuna e shkaktuar nga Izraeli mbi popullin e Gazës është absolutisht e pakuptueshme.

“Unë nuk jam mjeke apo gazetare. Unë jam thjesht një person që jam tepër e lodhur duke parë një regjim të dhunshëm etno-nacionalist që shpërfytyron simbolet e shenjta të popullit tim dhe kryen dhunë të tmerrshme, absolutisht të paimagjinueshme”, tha Stevensons.

Menad, një nga mjekët që ndoqi ceremoninë, lexoi një mesazh të dërguar nga Munther Isaac, pastor i Kishës Ungjillore Luterane në Betlehem të Bregut Perëndimor.

Në mesazhin e tij, Isaac theksoi se situata në Gaza është më se e tmerrshme dhe shtoi se Gaza është kthyer në një ferr në tokë.

Ai vuri në dukje se sistemi shëndetësor në Gaza është shembur dhe numri i të vdekurve ka arritur nivele të tmerrshme. “Është imperativ moral të punohet drejt një armëpushimi. Bota ka zhgënjyer fëmijët. Ne kemi zhgënjyer viktimat heroike të ekipeve mjekësore dhe gazetarët që rrezikuan gjithçka për t’i treguar botës shkallën e vdekjes dhe shkatërrimit. Ky gjenocid duhet të ndalet. Patjetër, menjëherë”, tha Isaac.

Bashkëthemeluesi i platformës së mediave sociale “Gaza Medic Voices”, Omar Abdel-Mannan tha se ajo që ndodhi në Gaza është gjenocid.

Duke thënë se kolegu i tij palestinez Musab Nasser humbi 72 anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit në Gaza, Abdel-Mannan tha: “Musab Nasser është miku im. Familja e tij ishte në shënjestër, katër ose pesë breza u shkatërruan nga sulmi ajror”.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit