10.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Publikohen pamje të qarta filmike të masakrës së puçistëve mbi civilët turq (video)

Më të lexuarat

Një përmbledhje e transmetuar sot në televizionet turke tregon qartas mbi vrasjen e civilëve të pafajshëm turq në të gdhirë të së shtunës së 16 korrikut në një prej urave të Bosforit.

Ora në të djathtë të pamjeve filmike tregon se bëhet fjalë për momentet kur forcat e grushtit të shtetit kishin marrë disa prej pikave kyçe të Stambollit, njëra prej të cilave ishte ura Boğaziçi.

Në pamjet shihet pastër se si një ushtarak i urdhëron tankistët të qëllojnë mbi njerëzit e mbledhur në urë. Po fare qartë vihet re se civilët janë goditur pa mëshirë ndërsa kanë qenë krejtësisht të pambrojtur.

Gjatë asaj nate janë vrarë e plagosur dhjetëra persona vetëm në këtë urë. Ndërkohë që bilanci i viktimave të puçit është shumë më tragjik. /tesheshi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=K9htLDTk4L0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit