12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Publikohen e-mailet e ushtarit amerikan

Më të lexuarat

Një revistë amerikane ka publikuar e-mailet e shkruara nga një ushtar i Shteteve të Bashkuara, i cili po mbahet peng në Afganistan.
Në e-mailet e shkruara për prindërit e tij, rreshteri Bou Bergdall ka thënë se ishte lodhur me misionin amerikan në Afganistan dhe se, madje, “i vinte turp që është amerikan”.

Bergdall, tani 26 vjeç, është zënë rob nga afganistanezët më 30 qershor të vitit 2009.

Ai është në qendër të një shkëmbimi të të burgosurve, në të cilin ai do të shkëmbehej me pesë anëtarë “talibanë”, që aktualisht mbahen në burgun ushtarak të Shteteve të Bashkuara, në Guantanamo Bej.

E-mailet e Bergdallit janë publikuar në një artikull të revistës “Rolling Stone”. /Rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit