8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pse melekët i shkruajnë veprat tona, kur Allahu i di të gjitha?

Më të lexuarat

Pyetje:

Cila është arsyeja e ekzistimit të Shkruesve të Ndershëm (melekët që shkruajnë veprat), ndonëse Allahu i di krejt sendet?

***

Përgjigje:

Themi lidhur me këso gjëra: Ne mundemi apo nuk mundemi të kuptojmë urtësinë mbas kësaj, sepse nuk e dimë urtësinë e shumë sendeve, siç thotë Allahu:
« Ty pyesin ty [O Muhamed] rreth shpirtit. Thuaj: ‘Shpirti është një nga sendet për të cilën di vetëm Zoti im. Kurse, juve [njerëzimit] ju është dhënë vetëm pak dije’ » [el-Isra, 85]

Sa u përket këtyre krijesave, nëse dikush na pyet: Cila është arsyeja që Allahu e ka bërë
devenë në këtë mënyrë, kalin në këtë mënyrë, gomarin në këtë mënyrë si dhe njeriun në
këtë mënyrë, pra, sikur të pyeteshim rreth këtyre arsyeve apo urtësive mbas këtyre
sendeve, nuk do t’i dinim. Sikur të pyeteshim: Cila është arsyeja pse Allahu ka bërë
namazin e drekës dhe të ikindisë 4 rekate, të akshamit 3 rekate, të jacisë 4 rekate e kështu me radhë, nuk do të ishim të aftë të dinim urtësinë mbas kësaj.
Kështu, e dimë që, në lidhje me shumë sende, si në univers, ashtu dhe në sheriat, urtësia
mbas tyre është e fshehur prej neve. Meqë kështu qëndron puna, themi: Nëse arrijmë të
kuptojmë urtësinë mbas disa sendeve në krijim apo në sheriat, pra, nëse Allahu na
bekon duke na mundësuar t’i kuptojmë këto, kjo është një mirësi dhe dije shtesë. Nëse
nuk e kuptojmë, kjo s’do të na dëmtojë në asnjë mënyrë.

Tash, le t’i kthehemi pyetjes që ka të bëjë me atë se cila është arsyeja pse Allahu ka
caktuar Shkrues të Ndershëm për të shënuar atë çka bëjmë?

Urtësia mbas kësaj është të tregohet se Allahu ka organizuar dhe matur krejt gjërat në
mënyrën më të përsosur dhe deri aty, saqë ka caktuar Shkrues të Ndershëm për të
shënuar punët dhe fjalët e Bijve të Ademit. Ata janë të urdhëruar t’i mbikëqyrin ata dhe
të shënojnë atë çka ata bëjnë, edhe pse Ai e di çka do të bëjnë ata para se ta bëjnë atë.
Por, ky është një manifestim i përsosmërisë së kujdesit të Allahut për njeriun dhe
mbrojtje e plotë e Tij. Dhe kjo tregon se ky univers është i organizuar në mënyrën më të
mirë të mundshme, dhe Allahu është i gjithëdijshëm, më i urti. Allahu e di më së miri.

Mexhmu Fetaua ue Resa’il ibn Uthejmin [1/121]

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit