25 C
Pristina
E diel, 20 Qershor, 2021

Provojeni mbulesën islame!

Më të lexuarat

Dhjetëra vajza kanë provuar sot mbulesën islame në kuadër të manifestimit Dita e Mbulesës, që u organizua në Çarshinë e Shkupit

 

Organizatoret u kanë vendosur shamitë në kokë vajzave të interesuara, ndërsa u janë përgjigjur edhe pyetje që u janë parashtruar. 

 

Njëra prej organizatoreve, Shejnur Suma, ka thënë për portalin SHENJA, se ky aktivitet ka shkuar më mirë sesa që e kishin menduar. Dy orë pas fillimit të aktivitetit, shaminë e kishin provuar 52 vajza. 

 

“Interesimi për provimin e mbulesës është jashtëzakonisht i madh. Ajo që më bën tejmase krenare është fakti që ky interesim vjen nga të gjitha kombësitë e Republikës së Maqedonisë. Përveç provimit të mbulesës ata parashtrojnë dhe pyetje për arsyen e mbajtjes së mbulesës dhe mahnitje me të”. 

 

 

Suma ka thënë se janë të lumtur që ky aktivitet përveçse për thirrje të ndalimit të paragjykimit u shndërrua dhe në aktivitet që bashkon kulturat e ndryshme. Ajo ka njoftuar se planifikojnë që këtë aktivitet ta vazhdojnë edhe të dielën. /SHENJA/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit