12.2 C
Pristina
Wednesday, May 29, 2024

Protesta në mbështetje për palestinezët në Gaza

Më të lexuarat

NEW YORK/ROMË/MELBOURNE (AA) – Një numër i madh i banorëve të New York-ut, Romës dhe Melbournit me origjinë të ndryshme etnike kanë protestuar për shkak të masakrës së kryer mbi palestinezët në protestat në kufirin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në në Times Square të New York-ut u tubuan hebrenjtë ortodoks dhe palestinezët duke shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të masakrës së kryer mbi civilët palestinezë në Gaza.

Ata bënë thirrje për dhënien fund të politikës okupuese izraelite, ku mbanin afishe dhe brohorisnin me slogane kundër Izraelit.

Në mesin e demonstruesve ishte edhe Rabbi Dovid Feldman, i cili tha se janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë kundër katastrofës që zgjat 70 vite.

“Ngjarjet në Gaza janë një turp i madh për njerëzinë”, porositi Feldman. Ai shfaqi shpresën do të përfundojë okupimi izraelit dhe kritikoi zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds.

Feldman deklaroi se nuk e pranojnë Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Edhe në kryeqytetin e Italisë, në Romë, një numër i madh palestinezësh, italianësh dhe amerikanë, protestuan kundër masakrës izraelite ndaj palestinezëve.

Protesta u mbajt para godinës së ambasadës amerikane në Romë, ku turmat e njerëzve mbanin pankarta dhe brohorisnin me parulla “Palestina e Lirë”, “Fund embargos në Gazë”, “Ndalni diskriminimin, ndalni ndihmën amerikane për Izraelin”.

Policia siguronte protestën në fjalë, në të cilën demonstruesit brohorisnin “të gjithë jemi palestinezë” dhe “bojkotoni Izraelin”.

Gjithashtu edhe astrialianët kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj popullit palestinez për masakrën e kryer gjatë protestavë në kufirin me Gazën.

Një numër i madh i australianëve me origjinë të ndryshme etnike protestuan në Melbourne.

Ata dënuan masakrën mbi palestinezët duke brohoritur me slogane kundër Izraelit, si dhe kritikuan vendin e tyre për shkak se qëndroi i shurdhër ndaj ndodhive në Gaza.

Nasser Mashni, zëdhënësi i Grupit Palestinez të Solidaritetit të Australisë, u bëri thirrje liderëve botërorë që të ngrihen kundër masakrave izraelite mbi palestinezët.

Ata u tubuan, siç thuhet, për t’i dhënë mbështetje popullit palestinez. Mashni rikujtoi se në mesin e të vrarëve gjenden edhe punonjës mjekësor, mjekë, infermiere, gazetarë dhe një foshnje tetë muajshe.

“Sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes, Avigdor Liberman, askush në Gaza nuk është i pafajshëm. Izraeli beson se të gjithë janë terroristë. Sot jemi këtu për t’i dhënë nderime njerëzve që ofrojnë rezistencë, sërish do të vijmë”, tha Mashni.

Mijëra palestinezë u mblodhën të hënën në kufirin me Gazën për të protestuar për shkak të pushtimit izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Forcat izraelite të sigurisë duke përdor forcë dhe armë zjarri tentuan të parandalojnë protestën të cilën e vazhduan edhe të martën. Gjatë protestave humbën jetën 64 palestinezë, ndërsa së paku 3.000 të tjerë u plagosën.

Në dënimet që arrijnë nga bota, mes tjerash, theksohet se tejkalimi i dhunës është i palejueshëm në rast të protestave paqësore sikur që palestinezët organizuan për 70-vjetorin e Nakba-s, konkretisht të dëbimit masiv të këtij populli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit