8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Protesta kundër operacioneve ushtarake izraelite ndaj Rripit të Gazës

Më të lexuarat

Disa qytete brenda territoreve të pushtuara palestineze, kanë organizuar protesta kundër operacioneve izraelite ndaj popullsisë së Rripit të Gazës. Protesta janë organizuar dhe në disa kryeqytete të vendeve arabe, si Kajro. Gjatë hytbes së ditës së premte, shejh Jusuf Kardavi, i bëri thirrje të gjithë umetit mysliman të mbështesin popullin palestinez në këto ditë të vështira.

Ndër kryeqytetet e botës në të cilin u organizuan protesta ishte dhe Athina, ku një numër i madh njerëzish u mblodhën para ambasadës izraelite në Athinë. Ata i kërkuan qeverisë së vendit ta mbyllë ambasadën e Izraelit, duke e etiketuar si ambasadë të një vendi kriminel.
Ndërkohë, ministri i jashtëm i Tunizisë, Refik Abduselam, ka mbërritur në Rripin e Gazzës, një ditë pas vizitës së kryeministrit egjiptian. Ai deklaroi se vendi i tij në bashkëpunim me partnerët e tjerë, po bëjnë ç’mos për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Ai tha se për shkak të ndryshimeve të reja në rajon, Izraeli nuk mund të sillet si më parë. Ai kërkoi që një delegacion nga vendet arabe të niset menjëherë në Gazza, për tu solidarizuar me popullin e saj kundër agresionit izraelit. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit