14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Prof. Dr. Adnan Ismaili takime me biznizmen në Arabin Saudite si investitor të mundshëm në Maqedoni dhe rajon

Më të lexuarat

Një takim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Në fund të një vizite disaditore në Arabinë Saudite Adnan Ismaili nga Shkupi,drejtor i SH.B.Logos-A, u takua edhe me afaristin e njohur të Arabisë Saudite dhe Lindjes së Mesme, z. Welid al-Tuvejxhiri. Në këtë takim z. Ismaili e njoftoi nikoqirin për nevojën e ngritjes së mirëqenies ekonomike të rajonit tonë, duke vënë theksin në zbutjen e varfërisë përmes ngritjes së bizneseve të mesme dhe të mëdha.
z. Tuvejxhiri, i cili është drejtues i një bordi prej së paku 50 firmave të njohura, që veprojnë jo vetëm në Arabinë Saudite, por edhe më gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme, shprehu gatishmëri që ta realizojë një vizitë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri për të diskutuar më hollësisht për mundësitë e investimeve në këtë rajon, që kështu të ndihmohet edhe prosperiteti ekonomik i këtyre popujve. Ai u shpreh se është shumë i interesuar që të ndihmojë në këtë plan, aq më shumë që miqtë e tij në Maqedoni – si z. Ismaili – i bëjnë ftesë që ai biznesin e tij ta orientojë edhe në këtë anë të globit. “Ndonëse biznesi mund të lind nga miqësia, por nuk është vetëm miqësi, unë dua që me bizneset e mia të gjej një hapësirë që edhe njerëzit e vendeve tuaja të kenë më shumë mirëqenie në jetën e tyre. Për këtë arsye dëshiroj që sa më shpejt të gjej rastin të vij për një vizitë te ju, për të diskutuar më konkretisht për këto mundësi.”.
Nga ana e tij, Adnan Ismaili e falënderoi z. Tuvejxhiri dhe shfaqi gatishmërinë që ai dhe miqtë e tij të ndihmojnë me të gjitha mundësitë në krijimin e lidhjeve të nevojshme në vendet tona për të mundësuar ngritjen e këtyre bizneseve, që do ta ndihmojnë drejtpërdrejt rritjen e punësimit, prosperitetin ekonomik të këtyre vendeve dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendeve ballkanike./Almakos

48
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit