21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Prodhime kazani”: përkatësia fetare e zv.kryeministres Mesi, një “fake news” për të goditur atë dhe Ramën

Më të lexuarat

Në raport me normat e etikës, si dhe vetë karakterin e Ramës, cilësimi prej tij i medias si “kazan”, është vërtet një teprim, deri dhe fyes; por dëshpërimisht nuk do të thotë se nuk ka të vërteta në këtë cilësim.

Rasti më i fundit është ai i një lajmi të botuar nga portali Neësbomb.al i drejtuar nga gazetarja Anila Basha, ku veç dezinformimit, luhet rrezikshëm dhe me sentimente fetare.

Në qendër është vënë ajo, zëvëndësja e Ramës në qeveri, Senila Mesi, dhe përkatësia fetare-muslimane e zonjës nga Shkodra.

Thënë telegrafikisht, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Michael Linhart, ka vizituar Shqipërinë dhe ka takuar zv.kryeministren Senida Mesi.

Në takim është folur për integrimin. Pas takimit, ai shkruan në llogarinë e tij në Twitter se “Austria do të mbështese integrimin e Shqipërisë në BE”.(linku https://twitter.com/LinhartBMEIA/status/930731318018826241/photo/1)

Por vëreni se si serviret lajmi tek portali Newsbomb.al nën drejtimin e Anila Bashës:  “Austria është një nga tre vendet e BE që janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Siç dihet Austria është vend katolik, por qeveria shqiptare dërgon në Austri zv.kryeministren e saj muslimane”. (linku: http://www.newsbomb.al/tre-vendet-qe-jane-kunder-shqiperise-ne-be-gabimi-qe-mund-t-i-kushtoje-qeverise-shqiptare-99894)

Pra lajmi është falsifikuar totalisht, një fake news i kulluar, si në planin e ftohtë tekstual, e si në atë kontekstual më pas, duke sajuar një realitet të paqenë, pasi nuk ka asnjë shenjë, asnjë sinjal, asnjë të dhënë, që diplomacisë Vjenës t’i vrasë fakti që nr. 2 i qeverisë shqiptare, znj. Mesi, është e përkatësisë muslimane; aq me tepër kur ajo as nuk shfaq ndonjë elementë besimi në paraqitjen e saj.

Dhe një trajtim i tillë, më shumë se karshi zv/kryeministres Mesi, është fyes për një komunitet të tërë.

Kujtojmë se një pretendim të tillë ngriti vite më parë dhe Ismal Kadare, në rastin kur Kastriot Islami u emërua ministër i Jashtëm. Sipas shkrimtarit të njohur, kjo ishte një zgjedhje e pavend, mu prej mbiemrit-Islami të kreut të diplomacisë, nën atmosferën e tendosur të sulmeve të 11 shtatorit.

Nga ana tjetër, vetë ministri i Jashtëm aktual, Ditmir Bushati, vjen nga një prej familjeve më me emër muslimane të Shkodrës – pavarësisht nga fakti se si mund të vetëkonsiderohet Ditmiri personalisht, ndoshta dhe ateist – e nga ana tjetër, më muslimanja e diplomacisë shqiptare mbahet ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ku një pjesë e familjes së saj dhe ajo vetë, e kanë Islamin edhe praktikë identitare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit