PRESIDENTI LIBANEZ VIZITON TURQINË

0
39

Presidenti i Libanit, Mishel Sylejman gjendet për një vizitë njëditore në Turqi.

Presidenti mysafir u prit në takim nga ana e Presidentit Abdullah Gyl në Pallatin Presidencial Çankaja.

Tema kryesore e takimit ku mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu ishte Siria.

Pas pozimit para kamerave të dy presidentët kaluan në takim kokë më kokë.

Në drekën e shtruar për nderë të Presidentit Sylejman nga ana e Presidentit Abdullah Gyl mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm Davutollu dhe u vazhdua me punime në lidhje me çështjen e Sirisë.

Bëhet e ditur që Presidenti Mishell Sylejman do të takohet edhe me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.trt/kohaislame