Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka mbajtur një fjalim të transmetuar në televizion, duke u bërë thirrje sirianëve që të shmangin përçarjen dhe të veprojnë me frymën e pajtimit.
Fjalimi erdhi pas shpalljes së një armëpushimi “të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës”, në përgjigje të dhunës sektare në qytetin me shumicë druze të Suwayda, si dhe pas vendosjes së trupave qeveritare në këtë qytet jugor.
Al-Sharaa tha se uniteti kombëtar është prioritet për qeverinë e tij dhe se një ndër rolet e qeverisë është të veprojë si arbitër neutral mes palëve. Ai vlerësoi banorët e Suwayda-s, përveç disa elementëve që sipas tij kërkonin të nxisnin trazira, duke theksuar se si komuniteti druz ashtu edhe ai arab janë popuj fisnikë.
Mesazhi ishte qetësues, për të kujtuar qytetarët se qeveria është aty për stabilitetin dhe unitetin kombëtar, dhe se do të ishte më mirë që të dëgjohej zëri i arsyes. /mesazhi
