21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi: Vendi ynë nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës

Më të lexuarat

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, tha të martën në mbrëmje se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi nuk do të tërhiqet.

“Nuk është reale të pritet ‘çnjohja’ (e pavarësisë) së Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”, tha Milatoviq në një intervistë për televizionin Nova.

“Mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, shtoi Milatoviq, transmeton Telegrafi.

“Dëshiroj marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, e kam vënë gjithmonë në fokus. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që vizita ime në Serbi do të vijë pas ftesës të (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq”, tha presidenti i ri i Malit të Zi.

Megjithatë, ai tha se vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel sepse, siç ka përsëritur ai, Mali i Zi “me të vërtetë po lëviz” drejt BE-së. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit