15.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Presidenti Erdogan përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për kauzën palestineze

Më të lexuarat

Presidenti, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologu i tij palestinez, Mahmud Abbas zhvilluan një bisedë telefonike.

Sipas burimeve pranë Presidencës, gjatë bisedës së zhvilluar mbrëmë u fol për zhvillimet e fundit në Palestinë me në krye për statusin e Jerusalemit.

Erdoan theksoi se për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Lindjes së Mesme është e nevojshme të formohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e saj.

Ai gjithashtu shtoi se mbrojtja e shenjtërisë dhe statusit historik të Jerusalemit dhe Haram al-Sharifit është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet islame dhe se gjatë kësaj nuk duhet të shkelen ligji ndërkombëtar dhe rezolutat e OKB-së.

Presidenti përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për “kauzën e drejtë” të popullit palestinez, duke shtuar se heqja e kufizimeve në Gaza do të kontribuonin ndjeshëm në paqe.

Ndërkaq Presidenti Abbas e falënderoi Presidentin Erdoan për sensibilitetin e treguar në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit