15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Presidenti Erdogan kritikoi ashpër Donald Trump

Më të lexuarat

Trump kishte thënë që “Operacioni i Afrinit duhet të jetë i shkurtë dhe i kufizuar”.

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kritikoi Presidentin e ShBA-së, Donald Trump për deklaratat e tij në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” të filluar për të spastruar zonën Afrin në Siri nga elementet terroriste.

Trump kishte thënë që “Operacioni i Afrinit duhet të jetë i shkurtë dhe i kufizuar”.

Presidenti dhe kryetari i Partisë AK, Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e zgjeruar të kryetarëve të degëve të partisë të mbajtur në selinë e Partisë AK.

Erdogan kritikoi Trumpin për fjalët e tij në lidhje me operacionin ndaj Afrinit ku tha se “Organizatat terroriste shijnë në rajon nën flamurin e ShBA-së. Si mund të shpjegohet kjo? Presidenti (Trump) thotë mos na kritikoni kaq shumë. Si ndodhë që një partner strategjik ti bëjë një gjë të tillë partnerit tjetër strategjik?”

 

Ndërkaq Erdogan në lidhje me kërkesën e Presidentit Trump të bërë gjatë bisedës telefonike që operacioni të jetë i shkurtë tha se “Kanë kaluar vetëm 7 ditë. Mirëpo sa zgjati operacioni në Afganistan? Afërsisht 20 vjet, në Iran afërsisht 18 vjet dhe ende jeni aty. Por, çështë ky nxitim kur bëhet fjalë për Turqinë?”

Duke vënë në dukje se në objektiv të Turqisë janë vetëm organizatat terroriste dhe terroristët, Presidenti Erdogan e falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për përkrahjen e dhënë, ndërsa kritikoi Parlamentin Evropian.

“Ju fillimisht duhet të kërkoni shembujt e pushtimeve nga e kaluara në Libi, Ruandë, Mali. Ushtria turke nuk ka vepruar në mënyrë sporadike. Çfarë do të bënit ju në qoftë se terroristët hedhin raketa, bomba, hapin zjarr nga vendet fqinje ndaj qyteteve tuaja?”, u shpreh Erdogan.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti preku edhe në Ushtrinë e Lirë Siriane ku tha se “Ushtria e Lirë Siriane, e cila zë vend pranë ushtarëve turq në këtë luftë, janë ushtarë të luftimeve personalisht të ndershme dhe unë i duartrokas ata”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit