10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Presidenca turke: I bëjmë thirrje SHBA-së të kthehet urgjentisht nga gabimi fatal për Jerusalemin

Më të lexuarat

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, deklaroi të mërkurën se por të merret parasysh statusi historik, fetar dhe ligjor i Jerusalemit, shpallja e tij si kryeqyteti i Izraelit do të ishte një gabim fatal.

“Jerusalemi është nderi ynë. Jerusalemi është kauza jonë e përbashkët. Siç e theksoi dje edhe presidenti ynë i nderuar, Jerusalemi është vijë e kuqe e jona. Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është në kontradiktë me legjislacionin ndërkombëtar”, u shpreh ai gjatë një konference për shtyp nga Kompleksi Presidencial në Bestepe të Ankarasë.

Ibrahim Kalin theksoi se krahas vërejtjeve (mendime, opinione) historike, fetare dhe ligjore, ka hapa që duhet të ndërmerren për ruajtjen e statusit ekzistues të Jerusalemit dhe për parandalimin e gabimit fatal të prezantimit të tij sikur të ishte pronë e Izraelit.

“I bëjmë thirrje administratës amerikane që të kthehet urgjentisht nga ky gabim fatal, i cili do të eliminojë procesin aktualisht të brishtë të paqes në Lindjen e Mesme”, shtoi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

Duke sqaruar se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka reaguar fuqishëm personalisht ndaj këtij vendimi dhe ka biseduar rreth kësaj çështjeje me shumë liderë, kryetarë shtetesh e qeverish nga bota islame dhe arabe, me në krye Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas; ambasadori Kalin bëri me dije se kreu i shtetit turk edhe gjatë mëngjesit të sotëm ka vazhduar të bisedojë në telefon me kryetarët e shteteve dhe qeverive të Malajzisë, Tunizisë, Katarit, Arabisë Saudite, Pakistanit e Indonezisë.

Presidenti Erdogan – vijoi ai – publikoi sot një letër thirrjeje për një samit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, për të siguruar bashkëveprim dhe koordinim ndërmjet vendeve myslimane kundër zhvillimeve në fjalë, të cilat kërkojnë ndjeshmëri maksimale në lidhje me statusin e Jerusalemit dhe paqen rajonale.

Ambasadori Kalin njoftoi gjithashtu se samiti i jashtëzakonshëm i liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam do të mblidhet në Stamboll, më datë 13 dhjetor, nën mikpritjen dhe kujdesin e Presidentit Erdogan.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me Palestinën dhe Lindjen e Mesme, ajo po transformohet në një çështje globale. Kjo është një çështje drejtësie. Nuk ka asnjë lloj mënyre që ne ta pranojmë këtë gjë, është krejtësisht e pamundur. Të gjithë së bashku do të vlerësojmë se çfarë hapash do të bëhen. Me rëndësi madhore është gjithashtu që të gjitha grupet e krishtere dhe hebraike përkrahëse të paqes të bëjnë përpjekje për të mundësuar kthimin nga gabim fatal”, nënvizoi Kalin duke u bërë thirrje vendeve islame që të veprojnë në mënyrë të bashkuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit