11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Poroshenko: Në lindje të Europës nuk respektohet e drejta ndërkombëtare

Më të lexuarat

Poroshenko në një fjalim të mbajtur në Muzeun Historik të Luftës së Dytë Botërore ka folur edhe për krizën e përjetuar në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka pohuar se në ditët e sotme në lindje të Europës po përjetohet shkelje e të drejtës ndërkombëtare si shembulli i paparë që në kohën e Stalinit dhe Hitlerit, raporton Anadolu Agency (AA).

Poroshenko në një fjalim të mbajtur në Muzeun Historik të Luftës së Dytë Botërore ka folur edhe për krizën e përjetuar në lindje të Ukrainës.

Ai në fjalën e tij ka shprehur se: “Aktualisht në ditët e sotme në lindje të Europës po përjetohet shkelje e të drejtës ndërkombëtare si shembulli i paparë që në kohën e Stalinit dhe Hitlerit. Perandoria grabitqare dhe e pangopur përsëri po injoron kufijtë shtetërorë dhe po zgjeron hapësirën jetësore në fjalë. Ndërsa Ukraina sërish po jep përpjekjet e sajë. Ku këtë herë ndryshimi i vetëm është se armiku nuk po vjen nga Perëndimi por nga Lindja”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit