7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Populli i Egjiptit kthehet në Tahrir, për tubimin e vendosmërisë së 1 milionëve

Më të lexuarat

Tubimi i vendosmërisë së një milion njerëzve

Mijëra protestues u mblodhën në Sheshin Tahrir të Kajros të premten, përpara mbajtjes së tubimit të planifikuar “Tubimi i vendosmërisë së një milion njerëzve” kundër sundimit ushtarak dhe kandidatëve presidencialë të cilët kanë shërbyer nën pushtein e Hosni Mubarakut.
Të paktën 15 grupe politike kanë bërë thirrje për tubim “për të mbrojtur revolucionin, fitimet e tij dhe për të përfunduar objektivat e revolucionit”, komiteti mbikëqyrës i zgjedhjeve të majit, javën e kaluar i ndaloj zëvendëspresident të Mubarakut i cili ishte edhe shef i spinuazhit Omar Sulejmanit që të vazhdoj kandidimin, bashkë me këtë edhe dy kandidatëve udhëheqës islamikë.
Islamistët, të cilët “shpërthyen” në zgjedhjet parlamentare pas përmbysjes Mubarakut vitin e kaluar, kanë mbajtur një tubim me kërkesa të ngjashme në javën e fundit në sheshin katror, tubim të cilit ju shmangen shumë grupe liberale, duke i bërë më të theksuara përçarjet që nga fillimi i kryengritjes.
Por e fuqishme Vëllazëria myslimane, krahu politik i së cilës dominon të dy dhomat e parlamentit, tha se do të hedhin “peshën “e tyre pas tubimit të së premtes, pasi edhe kandidati i saj Khariet el-Shater u diskualifikua.
Mbështetësit e kandidatit të vijës islame tradicionale Ismail Abu Hazem, u diskualifikua nga komisioni me pretekstin se nëna e tij barte shtetësi të përbashkët amerikano-egjiptiane, e cila ishte në kundërshtim me ligjin zgjedhor, përkrahësit e tij i mbushën sheshet me flamujt të zi dhe me slogane islame.
Suleimani u diskualifikua sepse ai nuk kishte siguruar mbështetje të mjaftueshme të mbledhjes së nënshkrimeve nga i gjithë vendi, sic e kërkon ligji zgjedhor.
Mbështetësit e Ebu ismail thërrisnin slogane kundër ushtrisë, e cila e mori pushtetin në shkurt të vitit të kaluar, sloganet ishin edhe kundër vetë Mubarakut, duke thënë se i forti edhe nga jashtë ende e ka pushtetin nën kontroll.
Mubarak është në paraburgim në një spital, ku po merr trajtimin për një krizë në zemër, mbetet në pritje të vendimit të gjykatës për korrupsion dhe vrasje.
Ushtria ka premtuar se do ta dorëzoj pushtetin tek presidenti civil, pasi rezultatet e zgjedhjeve të jenë shpallur në qershor, por kritikët e saj e akuzojnë atë se po “peshkon” për presidentin prokurë i cili do tu mundësoj të qëndrojnë në pushtet përmes tij.
Ahmed Shafik, ish shefi i forcës ajrore i cili shërbeu si kryeministër i Mubarakut, është ende në garë, së bashku me Amr Musa, një ish ministër i jashtëm i Mubarakut dhe shefi i Ligës Arabe.
Vëllazëria Muslimane po tentojnë të plotësojnë vendin e kandidatit të krahut të saj politik, Partia e Lirisë dhe të Drejtësisë, pasi komisioni zgjedhor e patë diskualifikuar Shaterin për shkak të një dënimi të gjyqit ushtarak gjatë kohës së Mubarakut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit