17.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Policia turke arreston shtatë shpirtshitur te Mossad-i

Më të lexuarat

Spuinazhi, paralajmërimi që Erdogan i ka bërë Izraelit

Policia turke arrestoi shtatë të dyshuar për dhënien e informacioneve agjencisë së spiunazhit të Izraelit Mossad.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë (MIT) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë kryen operacione të përbashkëta në Stamboll dhe provincën perëndimore të Izmirit për të kapur të dyshuarit, thanë burime të paidentifikuara.

Policia ka arrestuar shtatë nga nëntë të dyshuarit të cilët janë në kërkim me urdhër.

Dy të dyshuar u arrestuan më herët, raportoi Anadolia.

Një hetim nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit zbuloi se nëntë të dyshuar i kishin shitur informacione Mossad-it nëpërmjet detektivëve privatë.

Paralajmërimi i Erdoganit për Izraelin

Inteligjenca izraelite kryen aktivitete të tilla si mbledhja e të dhënave biografike, zbulimi, hetimi, dokumentacioni foto-video, mbikëqyrja e drejtpërdrejtë dhe instalimi i pajisjeve për të gjurmuar objektivat e saj.

Në dhjetor 2022, MIT organizoi një operacion kundër detektivëve privatë dhe personelit taktik të Mossad-it, dhe si rezultat i këtyre veprimeve u arrestuan 68 persona.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Izraelin për “pasoja të rënda” nëse sulmon zyrtarët e Hamasit në tokën turke. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit