Paskan vjellur vrer për ty, shejh, disa njerëz të gjorë, Të rënda fjalë, mllef e urrejtje, pa asnjë fakt në dorë.
Të mjerë ata, që kurrë s’e kuptuan vlerën e kalemit, Prandaj flasin për ty, shejh, me këtë gjuhë të helmit.
Veç dy-tre fjalë i kemi hak, shejh, t’i shkruajmë për ty, T’iu tregojmë të gjorëve, e dikujt që ndoshta ende s’të di.
Kanë folur ulemaja, shejh, fjalë që do i gjesh në Ahiret, E nëse dikush të shan, veç të jep të mira, shejh, hiç mos e bëj dert!
Ti mbajte Sunnetin pastër, shejh, largove çdo risi e shëmtim, Edhe hadithin fort e ruajte, si thesar të shenjtë me plot ndriçim.
“E ka saktësuar Albani” – në çdo libër të hadithit si vulë qëndron, Çdo musliman, kur emrin ta dëgjon, shejh, rahmet për ty kërkon!
I përpikt ishe, shejh, kalove jetën në shërbim të Sunnetit, Kështu i ka hije Shkodranit, të jetë frymëzim i gjithë umetit!
Allahu e mëshiroftë shejh Albanin, dhe e bashkoftë me atë, fjalëve të të cilit i shërbeu gjithë jetën!
Shkroi: Uvejs Ramadani
