“Pikëpamjet e drejtuesve të BE-së kanë shkaktuar reagime serioze në Turqi”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke theksuar se pikëpamjet e fundit të disa ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ose drejtuesve të tij kanë shkaktuar reagime serioze në Turqi dhe te populli turk, tha se “Kërkesa e popullit turk nga ne është që në vend se ata të hedhin hapa të tilla, t’i ndalim edhe ne këto negociata’. Ne këtë proces të vështirë mund ta tejkalojmë vetëm së bashku dhe duke u mbështetur në besim të ndërsjellë. Pse të kemi probleme me BE-në pa pasur nevojë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu foli në një konferencë të përbashkët për media pas takimit në ministri e Jashtëm të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

Kryediplomati turk tha se me homologun e tij kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet BE-Turqi, si dhe disa çështje rajonale. Ai tha se u japin rëndësi të madhe marrëdhënieve me Gjermaninë, duke u shprehur se nuk është rastësi fakti që Gjermania është partner kryesor tregtar i Turqisë. Sipas tij, kjo tregon rëndësinë që i jepet marrëdhënieve ekonomike.

Çavuşoğlu tha se Turqia e vlerëson rolin që Gjermani ka për Evropën dhe se Turqia asnjëherë nuk ka qenë barrë për institucionet e Evropës. Siç tha ai, e ardhmja e përbashkët e Evropës prek të gjithë.

Më tej, ai tha se janë duke luftuar bashkë me Gjermaninë kundër terrorizmit, ndërkohë që avionët e Gjermanisë në Incirlik, siç tha Çavuşoğlu, kontribuojnë veçanërisht në operacionet ajrore.

Duke theksuar se të dy vendet duhet të kenë respekt të njëjtë në marrëdhëniet mes tyre, Çavuşoğlu u shpreh: “Pritja jonë nga shtetet e Evropës dhe Gjermania është kjo: Mund të kemi dallime, mund të kemi pikëpamje të ndryshme, por Turqinë duhet ta shihni si një partner të barabartë. Nëse dëshironi të keni marrëdhënie më të mira me ne, atëherë Turqinë nuk duhet ta shihni si një vend i klasit të dytë, por si një partner i barabartë, sepse ne ashtu i shohim partnerët. Asnjë vend nuk e shohim nga lart. Madje përpiqemi t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona madje edhe në kohëra problematike.”

Siç tha shefi i diplomacisë turke, pas miratimit të vendimit në parlamentin gjerman për gjoja gjenocidin, në marrëdhëniet mes dy shteteve kishte pasur stagnim, megjithatë, siç theksoi ai, ata janë përpjekur dhe kanë marrë përgjigje pozitive për t’i kthyer marrëdhëniet në binarët e tyre.

“Kemi pritje nga Gjermania. Para së gjithash, nuk dëshirojmë përhapjen e terroristëve të PKK-së në Gjermani”, tha më tej Çavuşoğlu, për të vazhduar se persona të Organizatës Terroriste FETO dhe disa terroristë si DHKP-C vazhdojnë lirshëm aktivitetet e tyre në Gjermani dhe shtetet e Evropës.

Çavuşoğlu tha se nuk e dinë se si kanë përfunduar proceset gjyqësore të 4.500 terroristëve të PKK-së Gjermani dhe se kanë kërkuar ekstradimin e tyre. Deri më sot, siç tha Çavuşoğlu, janë dorëzuar vetëm tre pjesëtarë të PKK-së.

Më tej, ministri Çavuşoğlu tha: “Kur bëhet fjalë për referendumin, reagimi ynë është ky: Çdo ministër i çdo shteti çohet kokë më vete dhe thotë ta largojmë Turqinë, kështu e ashtu…Kush je ti që ta largosh Turqinë. Fillimisht ti nuk ke autoritet të marrësh një vendim të tillë. Këtu duhet konsensus. Ne themi se nuk e meritojmë këtë trajtim. Rrjedhimisht, për këtë vendim do ta pyesim popullin tonë, është ai që jep vendim. Me të vërtetë jemi mërzitur nga qëndrimet e tilla poshtëruese ndaj Turqisë.

Kriteret janë në rregull, të caktuara për të gjithë. Megjithatë, ajo për të cilën ne ankohemi janë dyfytyrësia dhe standardet e dyfishta. Ne nuk kemi asnjë ankesë për kriteret objektive, kriteret për të cilat kemi premtuar se do t’i realizojmë. Jemi të gatshëm të hapim çdo kapitull, të negociojmë, kriteret e hapjes dhe të mbylljes. Këto janë në rregull…”

Ministri Çavuşoğlu shtoi se në Turqi ka qindra mijëra organizata të shoqërisë civile dhe me ligjet e miratuara këto organizata përdorin lirshëm çdo të drejtë të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit